Britania dhe Italia në vështirësi, rriten kostot e jetesës nga kriza energjetike

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Kriza energjetike dhe inflacioni pritet të vështirësojnë më tej koston e jetesës në shumë vende.

Në Britaninë e Madhe, raportet ekonomike nxjerrin në pah se të ardhurat e familjeve do të bien me 5% gjatë vitit 2022, rënie që do të vijojë edhe përgjatë vitit të ardhshëm. Gjithashtu, rritja e çmimit të energjisë do të godasë rëndë edhe prodhimin industrial.

Përballë kësaj situate sugjerohen politika mbështetëse për familjet dhe bizneset. Ministrja e Jashtme, Liz Truss, e cila është kandidatja favorite për të drejtuar qeverinë britanike, tha se do të shpallte në pak ditë një plan veprimi, nëse emërohet kryeministre: “Nëse zgjidhem kryeministër, brenda një jave do të sigurohem që të ketë një njoftim se si do ta trajtojmë çështjen e faturave të energjisë dhe të furnizimit afatgjatë, për ta vënë këtë vend në bazën e duhur për dimër”.

Njësoj si Mbretëria e Bashkuar, Italia gjithashtu përballet me një kosto në rritje të jetesës në vend. Rreth 9 milionë njerëz, që përbëjnë një të gjashtën e popullsisë, do të bien në varfëri për shkak të krizës energjetike dhe rritjes së çmimeve.

Share This Article