ALB UK News

Menu
  • Home
  • Albania
  • Kosova
  • UK
  • Kina
  • Diaspora
  • Bota
  • Maqedonia
  • Sports
  • Show – Biz
    • Kulture
    • Technologji
    • Opinion
    • Shendetesi
    • Shqiperia
    • Popular
  • ALBUK.TV
  • Kontakto
    • Live TV & Studio Kontakt
    • Termat dhe Kushtet
    • Terms and Condition
  TRENDING
Gruaja që është bërë një “atraksion turistik”, 94-vjeçarja ruan traditën shekullore të Scannos 41 minutes ago
Babilonia midis madhështisë së lashtë dhe neglizhencës moderne 44 minutes ago
Portugalia do të njohë Palestinën të dielën, përpara asamblesë së OKB 46 minutes ago
Sulm kibernetik në aeroportet europiane, vonesa dhe anulime fluturimesh 48 minutes ago
Manchester United, Amorim: As Papa nuk do të më ndryshonte idetë 50 minutes ago
Next
Prev
Home Albania

Veliaj: Do rindërtojmë banesat e dëmtuara

albnews by albnews
26 September, 2019
in Albania
0
Veliaj: Do rindërtojmë banesat e dëmtuara
  • Facebook
  • Share on X
  • LinkedIn
  • WhatsApp
  • Email
  • Copy Link

Në Këshillin Konsultativ të qeverisjes qendrore dhe vendore, Veliaj tha se të gjithë banesat, të cilat janë të pabanueshme prej goditjes së tërmetit do të rindërtohen, ndërsa të tjerat me dëme më të vogla do të rimbursohen.

Veliaj nënvizoi se janë bërë gati të gjithë dosjet me inventarin e banesave të dëmtuara dhe menjëherë ka nisur edhe puna për rindërtimin e banesave të dëmtuara.

RelatedPosts

“Padi dhe akuza”, gazeta gjermane ‘skanon’ “Air Albania-n”: Po shkon drejt falimentimit

Rama prezanton Ministrin e Drejtësisë: Një drejtësi e pavarur, garantuese për Shqipërinë në BE. Lamallari: Pastrojmë legjislacionin nga mbivendosjet përmes AI

Pasi largoi të rinjtë, Rama gjen “zgjidhje”: Të tërheqim mjekë të huaj në vend

“Në Bashkinë e Tiranës ne kemi çuar mbrëmë në mes të natës, afati i lënë nga kryeministri, të gjithë inventarin e banesave të dëmtuara. Jam në dijeni që edhe Bashkitë kryesore që janë prekur, nga Durrësi, Elbasani, Kavaja disa Bashki të tjera më të vogla kanë proceduar dhe kanë bërë edhe mbledhjet e Këshillit Bashkiak për të akorduar fondet e emergjencës dhe besoj që në kohë rekord do të disbursojmë aty ku dëmet janë minimale dhe siç e keni vënë re do të rindërtojmë nga fillimi aty ku dëmet kanë qenë më të qenësishme”, tha Veliaj.

Ai theksoi se kjo situatë është edhe një moment emancipimi ndërsa kritikoi edhe qëndrimin e mbajtur nga disa politikanë që në një kohë që vendi përballej me pasojat pas tërmetit, interesin e vetëm kanë pushtetin.

“Kur po shikoja lajmet dje në darkë dhe po shikoja bisedën te një hotel tjetër, që nuk merren me halle konkrete, por parti që lozin, ika unë nga tavolina, erdha unë nga tavolina. Shqipëria kalon tërmetin dhe ata diskutojnë, ku është pushteti im, ku është mandati im, ku është posti im, ku është qeveria ime, ku është ministria ime dhe ti thua, ne jemi 2 popullsi të ndryshme se s’ka mundësi. Shqipëria kalon tërmetin dhe ata diskutojnë ku është pushteti im,ku është mandati im, ku është posti im, ku është qeveria ime, ku është ministria ime. Dhe ti thua ne jemi dy popullsi të ndryshme, se s’ka mundësi një popullsi të jetë duke shkuar në terren, ose duke u mbledhur të marrim vendime si akti normativ që do kalojë kryeministri dhe Qeveria për lejet e ndërtimit që atyre që preken; si mbledhjet e Këshillit Bashkiak me urgjencë për t’i dhënë paratë njerëzve që të ndërtojnë. Dhe ke një pjesë tjetër të Shqipërisë, që çohet, ulet nga tavolina “Ku është pushteti im, ku është mandati im, ku janë ministritë e mia”, deklaroi Veliaj.

Ai tha se vetëm në Tiranë janë 1200 banesa të dëmtuara. “Shumica janë të pjesshme, kryesisht banesa në zonat rurale, të vjetra, me shtesa. Për ata që me vite të tëra na janë bërë gangrenë kulla, kulla kulla, dilni në dritare këtu shihni që Plazzës s’i ka rënë asnjë pllakë, Arenës Kombëtare nuk i ka rënë asnjë panel. Të gjithë ndërtimet kryesisht pa leje, të improvizuara ose shtëpi të vjetra të kohës së komunizmit të bëra me punë vullnetare, me parafabrikate dhe shto, e shto, e shto kafaze, ballkone. Çaje ballkonin bëje dritare, çaje dritaren bëje derë, herët ose vonë do të duhet të përballemi me këtë papërgjegjshmëri”, tha Veliaj.

albnews

albnews

Live ALBUK TV

Recent News

Gruaja që është bërë një “atraksion turistik”, 94-vjeçarja ruan traditën shekullore të Scannos

Gruaja që është bërë një “atraksion turistik”, 94-vjeçarja ruan traditën shekullore të Scannos

20 September, 2025
Babilonia midis madhështisë së lashtë dhe neglizhencës moderne

Babilonia midis madhështisë së lashtë dhe neglizhencës moderne

20 September, 2025
Portugalia do të njohë Palestinën të dielën, përpara asamblesë së OKB

Portugalia do të njohë Palestinën të dielën, përpara asamblesë së OKB

20 September, 2025
Sulm kibernetik në aeroportet europiane, vonesa dhe anulime fluturimesh

Sulm kibernetik në aeroportet europiane, vonesa dhe anulime fluturimesh

20 September, 2025
Copyright © 2025 ALB UK News | Powered by ALB UK News
This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT
No Result
View All Result