ALB UK News

Menu
  • Home
  • Albania
  • Kosova
  • UK
  • Kina
  • Diaspora
  • Bota
  • Maqedonia
  • Sports
  • Show – Biz
    • Kulture
    • Technologji
    • Opinion
    • Shendetesi
    • Shqiperia
    • Popular
  • ALBUK.TV
  • Kontakto
    • Live TV & Studio Kontakt
    • Termat dhe Kushtet
    • Terms and Condition
  TRENDING
Trump emëron të dërguar special në Groenlandë, Danimarka thërret ambasadorin e SHBA për sqarime 3 minutes ago
E pazakontë, shkretëtira arabe zbardhet nga dëbora pas 30 vitesh (Video) 9 minutes ago
Qipro merr presidencën e BE më 1 janar, do të fokusohet në siguri, klimë dhe energji të rinovueshme 13 minutes ago
Kuzhina italiane bëhet pjesë e UNESCO-s, e para në botë 16 minutes ago
Protesta e PD-së, Alibali: Pati një mesazh të rëndësishëm, Berisha mori përgjegjësi për herë të parë pas shumë kohësh 20 minutes ago
Next
Prev
Home Albania

Amaneti i gjimnazistit shkodran që i prenë këmbë e duar në burgjet e diktaturës

albnews by albnews
5 September, 2022
in Albania
0
Amaneti i gjimnazistit shkodran që i prenë këmbë e duar në burgjet e diktaturës
  • Facebook
  • Share on X
  • LinkedIn
  • WhatsApp
  • Email
  • Copy Link

Çastet e fundit dhe amaneti i Filip Logorecit, lënë bashkëvuajtësit të tij të qelisë, Zef Staku. Historia tronditëse e gjimnazistit shkodran, që humbi këmbë e duar nga torturat çnjerëzore në hetuesi e më pas dha shpirt në burgun e Shkodrës.

Kur në radio BBC dëgjohej zëri i Anton Logorecit, duke analizuar se si po shkeleshin të drejtat e njeriut në Shqipëri, i vëllai Filipi, po vuante të gjithë egërsinë e diktaturës komuniste nëpër birucat e burgut famëkeq të Shkodrës, të viteve të para të komunizmit.
Filip Logoreci ishte fëmija i shtatë i familjes Logoreci në Shkodër. Sapo kishte përfunduar gjimnazin. Natyrisht, kishte ëndrrat e tij për të vazhduar studimet e larta, si fëmijët e tjerë të Logorecëve. Është ndër familjet e spikatura në Shkodër e mbarë vendin, për traditën e dijes, kulturës e patriotizmit. Por Filipi nuk do të mund ta vazhdonte traditën, sepse regjimi kishte vendosur të lëshonte mbi të, të gjithë mllefin monstruoz për kundërshtarin e regjimit.

RelatedPosts

Protesta e PD-së, Alibali: Pati një mesazh të rëndësishëm, Berisha mori përgjegjësi për herë të parë pas shumë kohësh

Një në katër të rinj morën kredi për t’u larguar nga Shqipëria

Fitimet e investitorëve të huaj po ulen, për herë të parë në pesë vjet

I vëllai i Filipit, Anton Logoreci, ishte në atë kohë drejtues i sektorit për Shqipërinë dhe Europën Lindore në radio BBC, në Londër. Anton Logoreci ishte një ndër analistët më në zë të BBC në atë kohë dhe mjaft aktiv për ngjarjet që po ndodhnin në vendet e kampit komunist. Natyrisht, Shqipëria dhe regjimi komunist zinin një vend të rëndësishëm në analizat e tij.
Sa më shumë fjalë lëshonte Anton Logoreci kundër regjimit komunist, aq më shumë ngushtoheshin hekurat nëpër kyçet e këmbëve dhe duarve të njoma të të vëllait gjimnazist, Filip Logorecit.

Janë katër vite të mundimshme nëpër birucat e burgut të Shkodrës, atje ku u torturuan e u vranë qindra kundërshtarë të regjimit komunist.
E ka rrëfyer historinë e Filipit, bashkëvuajtësi i tij i burgut, Zef Staku, dhe na vjen përmes një artikulli të botuar në Shkodranews, nga pinjolli i i kësaj familje, Pjetër Logoreci. Në këtë rrëfim, ka detaje shumë të dhimbshme të ditës së fundit të Filip Logorecit, në burgun e Shkodrës.

Vakti i fundit

Familja e Filipit kishte sjellë disa ushqime dhe veshmbathje sipas rregullores, pasi lejohej një herë në tre muaj që familjarët të mund të kujdeseshin për të burgosurin. Filipit nuk i lejohej takimi me familjen.
E ëma Maria nuk e kishte parë qysh ditën kur e arrestuan dhe nuk e dinte se çfarë po ndodhte me të birin. Ashtu në heshtje, e ëma e la atë çantë me ushqime e veshje për të birin dhe u largua zemërthyer.
Pas pak, gardiani i burgut u shfaq në qelinë ku ndodhej Filipi dhe shokët e tij… Me ulërima ai thirri në derën e qelisë: … Cili është Filipi?! … hajde të marrësh ushqimin që solli familja…!

Por Filipi nuk mund të çohej sepse ai nuk i kishte as duart, as njërën këmbë. Doktori i burgut kishte vendosur t’ia priste pasi nuk kishte zgjidhje tjetër. Për shkak të shtrëngimit të hekurave, gjymtyrët e Filipit ishin gangrenizuar. Filipi jetonte si në ferr me dhimbje e rënkime. Bashkëvuajtësi i tij, Zef Staku, kujdesej çdo ditë për të, duke u përpjekur ta ushqejë, ta lajë e ta ndërrojë me aq mundësi sa kishte.

“Filipi nuk mund të ngrihet, zotni komandant” u dëgjua zëri i Zef Stakut përtej hekurave, “ai asht shumë i smurë e ka ra në kllapi prej ethesh…” Kapteri hodhi mbi çimento tasat e ushqimit duke mallkuar Filipin, Zefin e gjithë të tjerët…

Zef Staku, e mori çantën me ushqime që nënë Marija kishte dërguar për Filipin dhe u përpoq t’i jepje një lugë me lëng mishi. Por Filipi ishte shumë i sëmurë e nuk mund të hante as të pinte. Në qeli ishin 13 veta.
Askush nuk bzante në respekt të orëve të fundit të jetës të shokut të vuajtjeve. Në qeli vazhdon heshtja… Filipi është në grahmat e fundit, por po përpiqej të belbëzojë disa fjalë. Zefi arrin të kuptojë përmes belbëzimesh: … Zef, … nanës, mi ço fjalë nanës…, … i thuej që e kam dasht shumë… nanës…Zef”

Prej së largu u dëgjuan këmbanat e kishës, ndërsa Zefi përshpëriste lutjen e fundit për shpirtin e Filipit. Pas pak orësh, dëgjohet përtej hekurave edhe britma e nanës Mari…

albnews

albnews

Live ALBUK TV

Recent News

Trump emëron të dërguar special në Groenlandë, Danimarka thërret ambasadorin e SHBA për sqarime

Trump emëron të dërguar special në Groenlandë, Danimarka thërret ambasadorin e SHBA për sqarime

23 December, 2025
E pazakontë, shkretëtira arabe zbardhet nga dëbora pas 30 vitesh (Video)

E pazakontë, shkretëtira arabe zbardhet nga dëbora pas 30 vitesh (Video)

23 December, 2025
Qipro merr presidencën e BE më 1 janar, do të fokusohet në siguri, klimë dhe energji të rinovueshme

Qipro merr presidencën e BE më 1 janar, do të fokusohet në siguri, klimë dhe energji të rinovueshme

23 December, 2025
Kuzhina italiane bëhet pjesë e UNESCO-s, e para në botë

Kuzhina italiane bëhet pjesë e UNESCO-s, e para në botë

23 December, 2025
Copyright © 2025 ALB UK News | Powered by ALB UK News
This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT
No Result
View All Result