Mediat ukrainase i kanë dhënë zë një ngjarje të pazakontë sipas të cilës një pensionist vendas arriti të rrëzonte një avion luftarak rus Su-34 duke e qëlluar atë me çifte.
Sipas Agjencisë Kombëtare të Kufirit, Valeriy Fedorovych hapi zjarr nga mjetit ajror armik ndërsa ai po kalonte mbi rajonin e Chernhiv.
Në videot e postuara në rrjetet sociale shihet avionë i sofistikuar rus prej 85 milionë eurosh që bën spirale dhe më pas përplaset në tokë.
Për këtë shërbim ndaj atdheut, Agjencia e Kufirit i akordoi pensionistit medaljen e heroizmit.
Fedorovych shihet më pas që ecën nëpër rrugët e shkatërruara të qytetit të tij dhe tregon pjesët e avionit të rrëzuar që i mban si relikte në garazhin e tij.