ALB UK News

Menu
  • Home
  • Albania
  • Kosova
  • UK
  • Kina
  • Diaspora
  • Bota
  • Maqedonia
  • Sports
  • Show – Biz
    • Kulture
    • Technologji
    • Opinion
    • Shendetesi
    • Shqiperia
    • Popular
  • ALBUK.TV
  • Kontakto
    • Live TV & Studio Kontakt
    • Termat dhe Kushtet
    • Terms and Condition
  TRENDING
Lamtumirë Ismet Bellova! Mbahen homazhet për komentatorin e njohur sportiv 9 hours ago
Kelmendi kërkon të lirohet nga posti i ushtruesit të detyrës së kryeprokurorit të shtetit 9 hours ago
Të ardhurat nga pensionet në Evropë: Cilat vende ofrojnë pensionet më të larta? 10 hours ago
Sylvinho: Do të bëj duet me Dua Lipën nëse kualifikohemi për në Botërorin 2026 10 hours ago
Shumë vetëvrasje në Shqipëri, në janar – nëntor 2025, 104 raste 10 hours ago
Next
Prev
Home Albania

Drejtori i Policisë foli për median franceze para shkarkimit: 14 kriminelë u arratisën, operacionet ‘shiteshin’

albnews by albnews
6 September, 2022
in Albania
0
Ish-negociatori kroat Vladimir Drobnjak sot qëndron në Shkup, Maqedonia do të mësoj nga përvojat e Kroacisë me BE-në
  • Facebook
  • Share on X
  • LinkedIn
  • WhatsApp
  • Email
  • Copy Link

Vazhdon të mbulohet me mister shkarkimi nga detyra i drejtorit të përgjithshëm të Policisë së Shtetit në Shqipëri, Gledis Nano.

Ndërkohë që një nga pistat që u diskutua gjerësisht është zbulimi nga ana e Nanos i lidhjes së policisë me krimin.

RelatedPosts

Lamtumirë Ismet Bellova! Mbahen homazhet për komentatorin e njohur sportiv

Sylvinho: Do të bëj duet me Dua Lipën nëse kualifikohemi për në Botërorin 2026

Shumë vetëvrasje në Shqipëri, në janar – nëntor 2025, 104 raste

Në një intervistë të dhënë për mediat franceze ai zbulon raste të dekonspirimit të operacioneve të policisë.

Në një intervistë për reportazhin “Hetime Ekskluzive” për kanalin francez Metropole, Gledis Nano ka thënë se gjatë kohës që ishte në detyrë, 14 kriminelë janë arratisur për shkak se ishin të informuar për operacionin.

“Ka pasur rrjedhje të informacionit, mund të ketë ardhur nga vetë ato që kanë kryer investigimin ose nga ekipet operacionale”, ka thënë Nano në dokumentar duke shtuar se nuk dihej nga cilët persona vinte ky dekonspirim.

Megjithatë, në dokumentarin ai shprehet se ka goditur fort mafian shqiptare.

“Kishim 32 në shënjestër dhe arrestuam 1, 2, 3 ,4 …..anëtarë të bandave jashtëzakonisht shumë të dhunshme të trafikut të drogës dhe vrasjeve me pagesë”, tha ai.

Më tej Gledis Nano thotë se për shkak të reformës në drejtësi, i është dashur të shkarkojë nga puna shumë kolegë.

“Ka një reformë të drejtësisë që po vazhdon në këto momente. Prokurorë dhe gjykatës janë shkarkuar dhe ne po bëjmë të njëjtën gjë me policët tanë. Kjo gjë do pak kohë. Për këtë arsye me është dashur të sanksionojë shumë kolegë te mi në pozicione shumë të larta në detyrë. U shkarkuan. Kjo gjë sepse nëqoftëse një ditë do duam të integrohemi ne BE, duhet të përmbysim disa rregulla. Një nga këto është lufta kundër korrupsionit”.

“Të bëhen pjesë e Evropës është qëllimi i tyre parësor. Shqiptarët janë të bindur që kjo gjë do u përmirësojë imazhin dhe do rrisë interesin e turistëve të huaj”, thuhet në reportazh.

I titulluar “Shqipëria: ish-diktatura staliniste është bërë perla e re e Adriatikut”, ai përshkruan ndryshimin rrënjësor të Shqipërisë në tre dekada.

“Shqipëria është kthyer në mënyrë të padiskutueshme në një atraksion të volitshëm turistik për gjithë turistët evropianë, me shifra ndjeshëm në rritje vit pas viti e me mbulim mediatik përtej të imagjinueshmes, deri një dekadë më pare”, thuhet në të.

Gledis Nano u shkarkua nga posti i Drejtorit të Policisë së Shtetit më 31 gusht. Lajmin e zyrtarizoi ministri i Brendshëm Blendi Çuçi gjatë mbledhjes së qeverisë.

“Shkarkimi lidhet me mos-përmbushjen e objektivave që i ishin caktuar Drejtorit të Përgjithshëm dhe kryesisht me situatën e ditëve të fundit”, u shpreh ministri Çuçi.

https://youtube.com/watch?v=mHVtZRtyUFc

/

albnews

albnews

Live ALBUK TV

Recent News

Lamtumirë Ismet Bellova! Mbahen homazhet për komentatorin e njohur sportiv

Lamtumirë Ismet Bellova! Mbahen homazhet për komentatorin e njohur sportiv

22 December, 2025
Kelmendi kërkon të lirohet nga posti i ushtruesit të detyrës së kryeprokurorit të shtetit

Kelmendi kërkon të lirohet nga posti i ushtruesit të detyrës së kryeprokurorit të shtetit

22 December, 2025
Të ardhurat nga pensionet në Evropë: Cilat vende ofrojnë pensionet më të larta?

Të ardhurat nga pensionet në Evropë: Cilat vende ofrojnë pensionet më të larta?

22 December, 2025
Sylvinho: Do të bëj duet me Dua Lipën nëse kualifikohemi për në Botërorin 2026

Sylvinho: Do të bëj duet me Dua Lipën nëse kualifikohemi për në Botërorin 2026

22 December, 2025
Copyright © 2025 ALB UK News | Powered by ALB UK News
This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT
No Result
View All Result