Cakaj takon Plamerin

albnews
By
1 Min Read

Ministri në detyrë për Europën dhe Punët e Jashtme, Gent Cakaj zhvilloi sot një takim me Mathew Palmer, i dërguar i posaçëm i Shteteve të Bashkuara për Ballkanin Perëndimor.

Cakaj e konsideroi takimin të shkëlqyer, ndërsa u shpreh se në takim u diskutua mbi përparësitë e kryesimit të OSBE-së nga Shqipëria.

“Takim i shkëlqyer me Përfaqësuesin e posaçëm të Shteteve të Bashkuara për Ballkanin Perëndimor, Matthew Palmer. Diskutuan mbi marrëdhëniet e shkëlqyera, përparësitë e kryesimit të OSBE-së nga Shqipëria dhe ​​ramë dakord të punojmë ngushtësisht në sjelljen e paqes dhe stabilitetit të qëndrueshëm në rajon”, tha Cakaj, duke informuar mbi këtë takim./ATSH/

Share This Article