Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka uruar kryeministren e re të Britanisë së Madhe, Liz Truss, për marrjen e detyrës.
Kurti në letër dërguar Trussit ka thënë se Britania e Madhe ka një vend të veçantë në zemrat dhe mendjet e qytetarëve të Kosovës.
Kurti e ka ftuar Trussin për vizitë në Kosovë.
“Ju na mbështetët në luftën tonë çlirimtare kundër një regjimi gjenocidal. Nuk do të harrojmë kurrë; dhe u jemi përgjithmonë mirënjohës.
Qeveria jonë po punon shumë për t’i realizuar premtimet e saj për vende pune dhe drejtësi për qytetarët tanë duke investuar në kapitalin njerëzor, duke mbyllur hendekun e aftësive përmes ringjalljes së cilësisë së arsimit tonë, dhe duke reformuar sistemin e drejtësisë.
Kryeministre, kam nderin të ju mirëpres në Kosovë në mundësinë e parë që është e përshtatshme për ju. Ju lutem, pranoni urimet e mia më të përzemërta dhe konsideratën time më të lartë ndërsa merrni këtë rol vendimtar në këto kohë sfiduese”, thuhet në letrën që Kurti ia ka dërguar Trussit.