Një tren mallrash dhe udhëtarësh u përplasën në afërsi të Novskës së Kroacisë.
Dyshohet se ka shumë të lënduar, shkruan index.hr.
Siç mëson jozyrtarisht mediumi kroat, treni i pasagjerëve ka kaluar në semafor të kuq dhe ka goditur një tren mallrash, i cili ishte i ndalur.
Sipas informacioneve të para, kanë mbetur të vdekur makinisti dhe konduktori.
“Rreth orës 21:35 është marrë njoftim se një tren pasagjerësh ka goditur një tren mallrash të ndalur në qytetin e Rajiqit. Të gjitha shërbimet emergjente janë në terren dhe po u ndihmojnë të lënduarve”, njofton PU i Sisak-Moslavinë.
Ndryshe, kryeministri kroat, Andrej Plenkoviq raportohet se ka dalë në vendin e ngjarjes pasi ka marrë informatën rreth aksidentit mes dy trenave.