ALB UK News

Menu
  • Home
  • Albania
  • Kosova
  • UK
  • Kina
  • Diaspora
  • Bota
  • Maqedonia
  • Sports
  • Show – Biz
    • Kulture
    • Technologji
    • Opinion
    • Shendetesi
    • Shqiperia
    • Popular
  • ALBUK.TV
  • Kontakto
    • Live TV & Studio Kontakt
    • Termat dhe Kushtet
    • Terms and Condition
  TRENDING
Drafti i Raportit të Progresit për Kosovën: Përparim i kufizuar për shkak të ngërçit politik 3 hours ago
Formula 1 drejt vijës së finishit, gara për titull më e ndezur se kurrë… 4 hours ago
Putin nxjerr në det nëndetësen e “Ditës së Gjykimit”, mban 12 drone “Poseidon” me koka bërthamore 4 hours ago
Panik në Romë, shembet Torre dei Conti pranë Colosseum, një punëtor nën rrënoja 4 hours ago
Guardiola “shenjtëron” Haaland: Statistikisht është në nivelin e Messit dhe Cristiano Ronaldos 4 hours ago
Next
Prev
Home Bota

500 vjet më parë: Udhëtimi i Magelanit rreth botës

albnews by albnews
11 September, 2022
in Bota, Kulture
0
500 vjet më parë: Udhëtimi i Magelanit rreth botës
  • Facebook
  • Share on X
  • LinkedIn
  • WhatsApp
  • Email
  • Copy Link

Viti 2022 shënon 500 vjetorin e udhëtimit rreth botës të Magelanit dhe Elcanos – një momenti të rëndësishëm në histori, sepse tregoi se bota është e rrumbullakët.

Dy vjet e njëmbëdhjetë muaj dhe dy javë udhëtoi anija “Victoria” e ngarkuar nga mbretëria spanjolle. Anija ishte një nga pesë anijet me të cilën kapiteni Fernão de Magalhães, i njohur sot si Ferdinand Magelan, filloi në shtator të 1519 udhëtimin duke u nisur nga Sanlucar de Barrameda e Spanjës. Misioni i Magelanit ishte të gjente rrugët që kalonin nga brigjet perëndimore drejt ishujve indoneziane Molukken, për të marrë karafilë, arrëmyshqe dhe piper, erëza të shtrenjta në atë kohë. Magelani nuk jetonte më kur anija u kthye më 1522, po ashtu si pjesa më e madhe e ekuipazhit prej 244 vetësh. Megjithatë, edhe sot ai shihet si pionier i udhëtimeve rreth botës. 

RelatedPosts

Putin nxjerr në det nëndetësen e “Ditës së Gjykimit”, mban 12 drone “Poseidon” me koka bërthamore

Panik në Romë, shembet Torre dei Conti pranë Colosseum, një punëtor nën rrënoja

“Është mrekulli që jam gjallë, por po vuaj”, flet i mbijetuari i vetëm i tragjedisë së Air India

Luftarak i sprovuar dhe karizmatik 

Magelani, i lindur në veri të Portugalisë më 1480, ishte katolik dhe bënte pjesë në klasën e ulët aristokratike. Që në moshë të re ai e tregoi veten të sprovuar për misionet ushtarake. Me flotën portugeze të erëzave dhe flotën luftarake ai mbërriti në Indi dhe në gadishullin malajzian për herë të parë. Tetë vjetë me radhë ai luftoi në betejat koloniale të Azisë dhe Afrikës së Veriut. 

Pas vitit 1517, Ferdinand Magelani, i zemëruar me mbretin e tij portugez lundroi nën flamurin spanjoll. Urdhërat tani ai i merrte nga Mbreti Karl I, i njohur më vonë si Karl V.,  Perandor i mbretërisë së shenjtë romake. “Teologu dhe shkrimtari spanjoll, Bartolomé de Las Casas e përshkruan Magelanin si trupshkurtër dhe njeri që nuk binte në sy”, thotë për Deutsche Welle-n historian Christian Jostmann. Por, ai zotëronte karizmë të jashtëzakonshme: “Kur vinte puna ai ishte shitës i mrekullueshëm dhe aktor, që ishte në gjendje të bindte të tjerët me idetë dhe synimet e tij të mëdha.” Nuk është pra çudi që marinari ishte në gjendje të bindte mbretin spanjoll që t’i financonte udhëtimin për në Molukken. 

Një “mision vetëvrasës” 

“Të pasurohej, të krijonte koloni spanjolle, të kristianizonte dhe të kalonte në shtresat e larta, me këto synime doli Magelani në det,” thotë historiani Christoph Jostmann. Në librin e tij “Magelani: ose Udhëtimi i parë rreth botës” ai përshkruan në mënyrë plot gjallëri se si e përjetuan nismëtari dhe bashkëudhëtarët e tjerë udhëtimin e parë rreth botës me stuhira, mungesë erërash, uri, etje, sëmundje, revolta në bord dhe konflikte vdekjeprurëse me popujt indogjenë. “Kjo nuk kishte të bënte me romancën detare,” thotë Jostmann: “Ata jetuan me rreth 50 vetë për muaj të tërë në një holzbotiç, që kishte mbase sipërfaqe përdorimi prej 150 metra katrorësh, që nuk kishte objekte sanitare, nuk kishte kuzhinë dhe sferë private. Ushqimi ishte i thjeshtë, kujdes shëndetësor nuk kishte dhe pasiguria ishte aq e madhe saqë misioni dukej vetëvrasës.”  

Flota lundroi fillimisht në ishujt Kanare, pastaj përgjatë bregdetit afrikan deri në Sierra Leone. Në ngushticë ata kapërcyen Atlantikun dhe mbërritën në kontinentin amerikano – jugor, aty ku sot ndodhet Rio de Zhaneiro. 

Më tej lunduan përgjatë bregut lindor amerikano-jugor. Një mision i vështirë: Flotës iu desh të kalonte dimrin, furnizimi u bë gjithnjë e më i vështirë, atmosfera në bord gjithnjë e më e keqe. Revoltat nuk munguan. 

Rruga detare drejt Perëndimit 

Magelani qëndroi këmbëngulës: Më 21 tetor 1520 ai zbuloi një kep dhe lundroi midis cepit jugor të kontinentit amerikano-jugor dhe ishullit Feuerland në një labirinth të ndërthurur rrugësh ujore. Anija e parë humbi, një anije tjetër shfrytëzoi paqartësinë e shikimit për t‘u kthyer mbrapsht në Spanjë. Por Magelani e gjeti më në fund vendkalimin e shumëkërkuar: një ngushticë detare që mezi duket dhe derdhet nga Oqeani Atlantik në Oqeanin Paqësor, i njohur sot si rruga e Magelanit. Gjashtë javë iu deshën Armadës së reduktuar, për të arritur në Oqeanin Paqësor. 

Nga juglindja e Oqeanit të Qetë lundrimi vazhdoi tre muaj e gjysmë përgjatë një harku në drejtim të veriperëndimit, gjatë të cilit ata nuk hasën asnjë ishull të banuar. Uria, etja dhe sëmundjet i morrën jetën 19 vetëve, para se anijet të furnizoheshin në një nga ishujt Marianen.  

Më në fund, ekuipazhi me 150 marinarët e mbetur mbërriti më 21 mars 1521 në Filipine, duke qenë europianët e parë që shkelnin atje, për Magelanin ky ishte stacioni i fundit i udhëtimit. Ai donte të pushtonte ishujt e pasur për t’i kthyer në pronë spanjolle, duke u bërë mbase më vonë vetë guvernator i tyre. Por kur Magelani u përpoq të merrte me luftë një fshat, një shigjetë me helm e qëlloi për vdekje dhe i mori jetën më 27 prill. Anijet e mbetura dolën me nxitim në lundrim në det. 

Përfundimi i udhëtimit rreth botës 

Të komanduar nga Juan Sebastián Elcano dy anijet lundruan nga Filipinet në ishujt e erëzave. Atje ata morrën mallrat e dëshiruara. Elcano zgjodhi për kthim rrugën e rrezikshme rreth Kepit të Shpresës së Mirë, anija e dytë që kish mbetur humbi rrugës. Gati tre vjet pas largimit të Armadës nga Molukken, Elcano përfundoi me sukses udhëtimin rreth botës, të filluar nga Magelani, por të paplanifikuar nga ai. 

“Victoria” mbërriti më 6 shtator 1522 portin spanjoll Sanlúcar de Barrameda, prej nga ishte nisur. Gati 20 marinarët që mbijetuan udhëtimin, morën famën për lundrimin e parë historik rreth botës, i cili dëshmoi njëkohësisht se bota është e rrumbullakët. Rruga perëndimore mban që nga ajo kohë emrin e marinarit portugez: Rruga e Magelanit. /DW/

albnews

albnews

Live ALBUK TV

Recent News

Drafti i Raportit të Progresit për Kosovën: Përparim i kufizuar për shkak të ngërçit politik

Drafti i Raportit të Progresit për Kosovën: Përparim i kufizuar për shkak të ngërçit politik

3 November, 2025
Formula 1 drejt vijës së finishit, gara për titull më e ndezur se kurrë…

Formula 1 drejt vijës së finishit, gara për titull më e ndezur se kurrë…

3 November, 2025
Putin nxjerr në det nëndetësen e “Ditës së Gjykimit”, mban 12 drone “Poseidon” me koka bërthamore

Putin nxjerr në det nëndetësen e “Ditës së Gjykimit”, mban 12 drone “Poseidon” me koka bërthamore

3 November, 2025
Panik në Romë, shembet Torre dei Conti pranë Colosseum, një punëtor nën rrënoja

Panik në Romë, shembet Torre dei Conti pranë Colosseum, një punëtor nën rrënoja

3 November, 2025
Copyright © 2025 ALB UK News | Powered by ALB UK News
This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT
No Result
View All Result