Fjalët “God Save the King” – Zot mbroje Mbretin – u kënduan për herë të parë në 70 vjet nga miliona njerëz që ndiqnin shërbimet e kishës në Mbretërinë e Bashkuar të dielën, pas pranimit të mbretit Charles III si monarku i ri i vendit.
Për shtatë dekadat që sundoi Mbretëresha Elizabeth II, himni kombëtar i Britanisë ishte “God Save the Queen”, Zot Mbroje Mbretëreshën”.
Në një prej kishave të Londrës, një fotografi e mbretëreshës u pa gjatë shërbimit, teksa kori dhe vizitorët kënduan himnin për Mbretin e ri.