Shkalla e inflacionit ka shënuar rënie për herë të parë për afër një viti.
Rënia e çmimit të naftës dhe derivateve të saj në Britani të Madhe ka bërë që të bie presioni ndaj ekonomike familjare që janë më në telashe, raporton Independent.
Zyra Kombëtare e Statistikave ka njoftuar se inflacioni i Indeksit të Çmimit të Konsumit është regjistruar 9.9 përqind gjatë muajit gusht, nga 10.1 përqind që ishte muajit paraprak. Ekspertët kanë parashikuar se shkalla e inflacionit do të ishte e pandryshuar gjatë dy muajve.
Sipas zyrës së statistikave rënien e inflacionit më së shumti e ka shkaktuar rënia e çmimit të naftës, që në muajt e fundit ka qenë në rënie.