Para fillimit të çdo ndeshje të kësaj xhiro të Ligës së Kampionëve do të mbahet një minutë heshtje dhe klubet e Britanisë që luajnë ndeshjet në shtëpi do të “thyejnë” traditën 30-vjeçare.
Domethënë, këtë javë për nder të Elizabeth II, himni i Champions League nuk do të luhet. Britanikët i kërkuan UEFA-s që t’i lejojë ata të këndojnë himnin kombëtar britanik për nder të Mbretëreshës Elizabeth II para ndeshjeve të Ligës së Kampionëve, por UEFA e refuzoi idenë.
“Nuk do të ketë këndim të himneve, duke përfshirë himnin e Ligës së Kampionëve, bazuar në një ceremoni të vazhdueshme heshtjeje para ndeshjes dhe asnjë aktivitet festiv në të gjitha vendet në Mbretërinë e Bashkuar për të treguar respekt, siç bëmë të enjten”, njoftoi UEFA.
UEFA e zhvendosi ndeshjen e Rangers kundër Napolit nga e marta në të mërkurë, ndërsa ndeshja e Europa League mes Arsenalit dhe PSV u shty.
Për këtë arsye anglezët duhet ta anulojnë ndeshjen mes Arsenalit dhe Cityt më 19 tetor, pasi nuk ka data të lira dhe më pas do të luhet ndeshja mes Arsenalit dhe PSV-së.