Europa prej dy ditësh është përfshirë nga një front moti të keq me reshje shiu dhe përmbytje në disa zona.
Italia fqinje regjistron deri në këto momente 10 viktima nga përmbytjet, ndërkohë që moti i keq përfshiu mëngjesin e sotëm dhe vendin tonë.
Së fundmi, një situatë e pazakonte raportohet dhe në Kroaci ku janë regjistruar reshjet e para të borës për këtë vit.
Sipas Institutit Hidrometeorologjik të Kroacisë, temperatura më e ulët sot u shënua në stacionin matës Zavizhan, ku temperatura në orën 14:00 ka qenë zero gradë.