Vuçiç nga Nju Jorku: Për Serbinë, Prishtina e papranueshme në OKB. Refuzova propozimin e Lajçak

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Për Serbinë pranimi i Kosovës në OKB është i papranueshëm.

Kështu u shpreh presidenti serb Aleksandar Vuçiç në një prononcim në TV privat Pink nga Nju Jorku, ku është për Asamblenë e Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara, Vuçiç ka shtuar se ka refuzuar një dokument me propozimin për zgjidhjen e çështjes së Kosovës që ia ka treguar i dërguari i BE-së, Miroslav Lajçak.

Në këtë dokument, raportojnë mediat, ndër të tjera flitet për pranim të shpejtë të Prishtinës në OKB, me njohjen e Kosovës nga Serbia brenda një periudhe dhjetëvjeçare.

Vuçiç ka theksuar se pozicioni i Serbisë është i vështirë, por ka shtuar se në asnjë rrethanë vendi i tij nuk do të dorëzohet.

“Duhet të kuptoni se janë 5 vende kundër nesh sa i takon Kosovës. Nuk mund të arrijmë shumë këtu, por do të luftojmë”.

Ai është shprehur se në këtë situatë nevojitet shpirt luftarak dhe që Beogradi të jetë i qartë sa i takon pozicionit të tij, se nuk do të pranojë asnjë zgjidhje të imponuar.

“Në këto kushte, do të jetë e vështirë t’i mbijetojmë shtatorit dhe tetorit”, ka shtuar Vuçiç në intervistën e dhënë.

Share This Article