Mbretëria e Bashkuar mund të bëhet pjesë e nje projekti të Bashkimit Europian pavarësisht daljes nga unioni.
Ajo mund ti bashkohet Shqipërisë dhe vendeve të tjera të Ballkanit në “klubin politik të kombeve europiane”.
Kryeministrja Lizz Truss që po shqyrton nëse do të marrë pjesë në takimin e parë të tij që mbahet muajin e ardhshëm në Pragë të Çekisë.
Komuniteti Politik Europian, emërtimi zyrtar, është një ide e krijuar dhe mbështetur nga presidenti francez, Emmanuel Macron.
Shefi i Pallatit Elize e propozoi atë në muajin maj, si “një hapësirë të re” për bashkëpunim dhe ftou Shqipërinë dhe vendet e tjera të rajonit të bashkohe.
Synimi i gjerë e kësaj nisme është të krijohet një forum që shkon përtej 27 vendeve anëtare të Bashkimit Europian.
Britania e Madhe kërkon garanci se takimi nuk do të dominohet nga shtetet apo institucionet e BE-së. Gjithashtu kërkon që pjesëmarrës të jenë vende të tjera të rëndësishme jashtë bllokut.
Sipas raportimeve të deritanishme, pritet që në samitin e Komuniteti Politik Europian të afrohet Ukraina, Zvicra, Norvegjia, Turqia, të gjashtë vendet e Ballkanit Perëndimor, bashkë me Islandën, Lihteshtajnin, Moldavinë, Gjeorgjinë, Armeninë dhe Azerbajxhanin.