Tmerr në turneun e lamtumirës së Federer, aktivisti djeg veten në pistë

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

“Laver Cup”, turneu i lamtumirës së Roger Federer, ka përjetuar një incident të tmerrshëm.

Gjatë ndeshjes mes grekut Tsitsipas dhe argjentinasit Schwartzman, një aktivist i ndryshimeve klimatike dogji krahun e tij në pistën e “O2 Arena”, në Londër, gjatë një pushimi.

I riu po protestonte kundër avionëve privatë të përdorur në Britani, i veshur me një bluzë ku shkruhej “Fundi i avionëve privatë të Mbretërisë së Bashkuar”.

Një nga punonjësit e sigurimit shoi zjarrin me xhaketën e tij dhe me ndihmën e dy të tjerëve larguan personin që kishte shkaktuar incidentin.

Share This Article