Koncepti i familjes që u shfaq nga një fëmijëri pa baba, është baza e formimit politik të Giorgia Melonit, shkruan La Reppubblica për profilin e gruas që ktheu të djathtën në pushtet në Itali. Sot, si në kohët e fillimit të militimit të saj në të djathtën romake, liderja ka në krah të njëjtin grup burrash e grash.
Shumë e thjeshtë për të vendosur gjithçka nën titullin “Rrethi Magjik”. Është galeri personazhesh të bashkuar nga besimi politik dhe një frymë komuniteti që ende e shtyn Melonin ti thërrasë secilit prej protagonistëve me një “pseudonim’, një nofkë lufte.
Rrënjët e djathta të Melonit
Në moshën 15-vjeçare u bashkua me Frontin Rinor. Andrea De Priamo, që i thonë “Peo” në detyrën e këshilltarit komunal dhe kreut të grupit të “Vëllazërisë Italiane” në Campidoglio, sjell në kujtesë detajet e një vajze të re aventuriere që shkoi në takim me tuta rozë, dhe nisi rrugëtimin politik me debate, fletëpalosje deri në marrjen pjesë në takimet e para ku Fabio Rampelli, lideri karizmatik që e mbështeti ngritjen e saj, duke e propozuar fillimisht në këshillin provincial në moshën 21 vjeçare e më pas duke e mbështetur në fazat e ngjitjes për më lart. Më e rëndësishmja ishte emërimi në Kongresin e Veprimit Rinor në Viterbo në 2004. Në konkurrim me Carlo Fidanza, Meloni fiton dhe merr përgjegjësinë për lëvizjen rinore. Në ekip konsolidon miq dhe armiq në gjithë këtë aventurë.
Kush është Fidanza që lavdëroi Hitlerin
Fidanza përshembull, është sot deputet i FDL, që mbeti në kujtesë që nga viti i kaluar kur bënte përshëndetjen romake dhe lavdëroi Hitlerin gjatë një takimi elektoral dhe që më pas u hetua për financime të fshehta në parti dhe për riciklim parash.
“Carlo? Një ndër të paktët të aftë që kanë studiuar si unë” thotë Meloni për Fidanzën përpara se të fillonin hetimet në prag të këshillit bashkiak 2021.
Lidhjet politike dhe emocionale zgjerohen. Motra e Giorgia Melonit, Arianna, martohet me Francesco Lollobrigida, i njohur si “Lollo” që drejtonte grupin në dhomën e Fdi.
Kur partia përfshihej në debatin dhe luftën e “pleqve të saj”, në 2006, Fini vendos të shpërblejë Melonin për të shuar situatën konfliktuale, duke e propozuar zv.kryetare të Dhomës. Dy vjet më vonë, kur qendra e djathtë kthehet në qeveri me Berluskonin, ajo merr postin e parë ministror. Dhe delegimi i politikave rinore, mori emrin “rinia” cka për disa vëzhgues i referohej drejtpërdrejt gjuhës së viteve ’20.
Rrethi magjik i Melonit në ministri
Eshtë momenti për të promovuar në institucoinet qendrore të tjerë emra të së djathtës. Për të forcuar grupin. Me Melonin, në ministri, janë edhe Giovanbattista Fazzolari që e quajnë “Fazzo” në rolin e kryesekretarit dhe Nicola Procaccini si zëdhënës.
Gjatë viteve të drejtimit të ministrisë Giorgia Meloni spikat për gjallërinë dhe aftësinë për të shpenzuar fondet publike dhe “Calimera” që është nick-name i saj, bëhet një grua shumë e vendosur në institucion.
Qeveria e fundit e Berluskonit ishte ajo e tërmetit të së djathtës. Por Meloni është e vetmja që ka aftesinë dhe energjinë për të ndërtuar konsensusin e dëshiruar, për të vënë personalitetin e saj mbi të shkuarën. Në 2013 morën 1.96 përqind e pesë vite më vonë shkuan në 4.35 përqind.
Në konsolidimin e saj elektoral, kishte disa fjalë kyce: “Jam një grua, jam një nënë dhe jam e krishterë”. Por edhe një strukturë vendimmarrëse. Pakënaqësitë në një parti me disiplinë të fortë të brendshme mbetën të fjetura. Përherë shfaq luftë këmbëngulëse kundër akuzave për nostalgji neo-fashiste. “E djathta italiane e ka lënë fashizmin në histori prej dekadash tashmë, duke e denuar pa mëdyshje agresionin kundër demokracisë dhe ligjet famëkeqe kundër hebrenjve”.
Tani është basti i fundit: për cilësinë e klasës sunduese. “Meloni ka ndërtuar një skuadër që përfaqëson një vlerë të shtuar për partinë e saj” shpjegon Umberto Croppi, ish këshilltar për kulturën dhe eksponent historik i së djathtës. Fdl është e vetmja parti që në vend të përgjysmojë parlamentarët, i trefishon në legjislaturën pasardhëse. Nëse do të arrijë të hapë listat edhe nga jashtë, dhe të sjell energji të reja, ajo vetëm do të përfitojë më shumë” shpjegon ai.