Bota
Uragani i fuqishëm Ian godet Floridën, më shumë se 2 milionë familje pa energji elekrike
Një nga uraganët më të fuqishëm në historinë e SHBA-së ka goditur bregun jugperëndimor të Floridës duke sjellë erëra deri në 150 mph (241 km/h) dhe shi të rrëmbyeshëm.
Uragani Ian zbriti në tokë pranë Cayo Costa si një stuhi shumë e rrezikshme e kategorisë 4, por ishte shumë afër nivelit maksimal, kur ka erëra të paktën 157 mph (252 km/orë). Stuhia ka sjellë përmbytje në Florida të cilat janë kërcënuese për jetën e banorëve.
Qyteti i Fort Myers Beach ishte pothuajse i zhytur si pasojë e përmbytjeve dhe disa shtëpi mund të shiheshin duke lundruar në rrjedhën e poshtme, së bashku me makina. Presidenti i SHBA Joe Biden tha se Ian është tepër i rrezikshëm dhe ai u kërkoi banorëve t’u binden të gjitha paralajmërimeve në lidhje me stuhinë.
Stuhia tanimë është reduktuar në një uragan të kategorisë 3, por banorët në Floridën qendrore mund të përjetojnë akoma erëra të forta. Uragani Ian ka shkaktuar ndërprerje të energjisë për më shumë se dy milionë banesa në Florida.
Zyrtarët kanë paralajmëruar se ndërprerjet e energjisë elektrike mund të ndodhin për shkak të linjave elektrike të rrëzuara si pasojë e stuhisë që ka sjellë uragani.
Ata kanë paralajmëruar se ndërprerjet do të vazhdojnë derisa të fillojnë operacionet e rikuperimit, pasi të kalojë uragani Ian.
Bota
‘Një gjendje trazirash të jashtme’, Maduro kërkon një plan mobilizimi
Presidenti i Venezuelës shpall emergjencë kombëtare
Presidenti i Venezuelës ka shpallur gjendje të jashtëzakonshme kombëtare dhe i ka denoncuar sulmet si një përpjekje nga SHBA-të për të marrë naftën dhe mineralet e vendit të tij.
Në deklaratë thuhet se sulmet në Karakas synojnë të “kapin burimet strategjike të Venezuelës, veçanërisht naftën dhe mineralet e saj” dhe “të thyejnë me forcë pavarësinë politike të vendit”.
Presidenti i Venezuelës, Nicolás Maduro, ka “nënshkruar dhe urdhëruar zbatimin e Dekretit që shpall gjendjen e trazirave të jashtme në të gjithë territorin kombëtar”.
Ai gjithashtu ka urdhëruar që të gjitha planet e mbrojtjes kombëtare të zbatohen “në kohën e duhur dhe në rrethanat e duhura”.
Ata u kanë kërkuar “të gjitha forcave shoqërore dhe politike në vend që të aktivizojnë planet e mobilizimit dhe të dënojnë këtë sulm imperialist”.
Ku është Karasi
Karakasi, i njohur zyrtarisht si Santiago de León de Caracas, është kryeqyteti dhe qyteti më i madh i Venezuelës.
Qyteti ndodhet brenda vargmalit Cardillera de la Costa në pjesën veriore të Venezuelës, pranë Detit të Karaibeve.
Bota
Shtatë shpërthime të forta në kryeqytetin e Venezuelës (video)
Sipas raportimeve, një nga objektet e goditura ishte Fort Tiuna, kompleksi kryesor ushtarak i Venezuelës, ku ndodhen – ndër të tjera – Ministria e Mbrojtjes dhe Akademia Ushtarake.
Bota
Qeveria e Venezuelës hedh poshtë dhe dënon agresionin ushtarak të SHBA-së
Sapo doli një deklaratë zyrtare nga qeveria e Venezuelës.
Në të shkruhet: “Venezuela hedh poshtë, përbuz dhe denoncon para bashkësisë ndërkombëtare agresionin ushtarak jashtëzakonisht serioz të kryer nga Qeveria aktuale e Shteteve të Bashkuara të Amerikës kundër territorit të Venezuelës.”
-
Albania3 days ago“Wizz Air” le në mëshirë të fatit pasagjerët e linjës Londër-Tiranë
-
UK5 days agoFOTO/ Nëna me dy fëmijët humbën jetën në një zjarr tragjik në Angli
-
Albania5 days agoU kap me kokainë me vlerë 230 mijë euro, shqiptari: Mos më dënoni, më lejoni të kthehem në Shqipëri
-
Albania7 days agoShqiptari në Britani shpëton nga deportimi pasi “partnerja nuk i flet shqip”
-
UK3 days agoVizitorët, tarifë për të hyrë në Britani – Shtetasit që udhëtojnë pa viza duhet të aplikojnë për autorizim
-
UK7 days agoRrëzohet aeroplani në Britani, alarm në aeroportin Southend në Londër
-
Sports5 days agoIsh-kampioni i botës në boks Anthony Joshua plagoset në një aksident automobilistik në Nigeri, dy persona humbin jetën
-
UK4 days agoBllokohet hekurudha Angli-BE/ Probleme me energjinë elektrike, pezullohen udhëtimet për mijëra pasagjerë
