Edhe Fulhami shpreh interesim për De Vrij

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Fulhami është duke e shqyrtuar mundësinë e transferimit të mbrojtësit të Interit, Stefan de Vrij.

FC Inter News raporton se klubi nga Liga Premier është ndër të fundit që kanë shprehur interesim për holandezin, i cili mund të largohet si lojtar i lirë në fund të sezonit.

Në rast se Nerazzurrët nuk ia rinovojnë kontratën në muajt në vijim, ai do të ketë të drejtë të nisë bisedimet me klubet e interesuara që në janar.

Newcastle United është ndër klubet më të interesuara për shërbimet e tij, pasi ka në ofertë një kontratë trevjeçare me përfitime neto prej gjashtë milionë eurosh në sezon.

De Vrij përfiton 4.2 milionë euro në sezon te Interi, megjithatë është i interesuar në radhë të parë që ta vazhdojë qëndrimin te zikaltrit, para se të vendosë për një klub tjetër.  

Share This Article