Të paktën 19 të vdekur pas shpërthimit në një qendër arsimore në Kabul

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Policia në Kabul thotë se një shpërthim në një qendër arsimore në kryeqytetin afgan ka vrarë të paktën 19 persona dhe ka plagosur shumë të tjerë.

Shpërthimi ndodhi në qendrën arsimore Kaaj në zonën e Dashte Barchi në perëndim të qytetit.

Studentët kishin qenë në një provim praktik në universitet, thanë zyrtarët nga qendra, raporton bbc.

Shumë nga ata që jetojnë në zonë janë nga minoriteti Hazara, i cili ka qenë në shënjestër të sulmeve edhe në të kaluarën.

Asnjë grup nuk e ka marrë përgjegjësinë për sulmin. Zëdhënësi i ministrisë së brendshme të talebanëve tha se ekipet e sigurisë kanë dal në vendngjarje.

Abdul Nafy Takor tha se sulmi ndaj objektivave civile “dëshmon mizorinë çnjerëzore të armikut dhe mungesën e standardeve morale”.

Talebanët u kthyen në pushtet në Afganistan gushtin e kaluar dhe grupi thotë se po përpiqet të rivendosë stabilitetin. Megjithatë, sulmet nga islamistët rivalë të Shtetit Islamik kanë vazhduar.

Share This Article