Amerikanët vazhdojnë ti përdorin sanksionet në një mënyrë të pakuptimtë në Ballkan. Kriteret mbi të cilat Uashingtoni vendos mbeten flu. Pra së fundmi në Bosnjë është sanksionuar nga Departamenti i Thesarit në Shtetet e Bashkuara ish kryeministrin i Bosnje dhe Hercegovinës, Fadil Novaliç (ne foto ne mes).
Autoritetet në SHBA bënë me dije se Novaliç është sanksionuar pasi keqpërdori të dhënat e pensionistëve për të mirën e partisë së tij politike dhe në kundërshtim me ligjin e Bosnjes dhe Hercegovinës.
“Në javën parë të zgjedhjeve të 2018-ës, Novaliç përdori të dhënat e pensionistëve që kishte marrë përmes pozicionit të tij zyrtar për të dërguar letra duke renditur arritjet e tij dhe duke premtuar rritje të pensioneve në një vend ku çështja e pensioneve ka një rëndësi të madhe politike. Ky veprim shkel ligjin e Bosnjes dhe Hercegovinës dhe pasqyron një model më të gjerë, të raportuar publikisht të përdorimit të pozicionit të tij të ndikimit politik për përfitime personale ose partiake, duke minuar proceset ose institucionet demokratike në BiH” thuhet në shpjegimin e vendimit.
Por tre vite më pas, në prill 2021, në zgjedhjet shqiptare nuk u vodhën vetëm të dhënat e pensionistëve, por ato të 900 mijë qytetarëve në një masë shumë më të gjërë, dhe ShBA jo vetëm se ka përmendur asnjëherë këtë fakt por nga ana tjetër e etiketoi Fitoren e tretë të Edi Rmës si historike.
Pra është shumë e vështirë të kuptosh se si i dizenjojnë diplomatët kandidatët për listën e tyre të zezë, apo ndoshta duke vendosur vetëm nga interesat e çastit, lobimet dhe pa pyetur fare për standarte dhe parime të njëjta.