ALB UK News

Menu
  • Home
  • Albania
  • Kosova
  • UK
  • Kina
  • Diaspora
  • Bota
  • Maqedonia
  • Sports
  • Show – Biz
    • Kulture
    • Technologji
    • Opinion
    • Shendetesi
    • Shqiperia
    • Popular
  • ALBUK.TV
  • Kontakto
    • Live TV & Studio Kontakt
    • Termat dhe Kushtet
    • Terms and Condition
  TRENDING
Reese Witherspoon flet për shkrimin e një trilleri: ‘Çfarë lidhje kanë vajzat me bikini me zgjidhjen e krimit?’ 14 hours ago
Kontrabandist dënohet me 40 vjet burg pasi transportoi pjesë raketash balistike nga Irani 14 hours ago
A mund të udhëtojë “Kremlini Fluturues” i Putinit përmes hapësirës ajrore të BE-së për në Budapest? 14 hours ago
Titujt e Gazetave në UK 14 hours ago
Çfarë bën Mbreti Charles dhe kush tjetër është në Familjen Mbretërore? 14 hours ago
Next
Prev
Home Albania

“Janë mashtrues”/ Ministrja britanike: Shqiptarët duhet t’i çojmë në Ruanda!

albnews by albnews
5 October, 2022
in Albania, UK
0
“Janë mashtrues”/ Ministrja britanike: Shqiptarët duhet t’i çojmë në Ruanda!
  • Facebook
  • Share on X
  • LinkedIn
  • WhatsApp
  • Email
  • Copy Link

Sekretarja e re e Brendshme e Britanisë së Madhe, Suella Braverman duket se po ndjek hapat e paraardhëses së saj Priti Patel, në mënyrën sesi do t’i trajtojë emigrantët ilegalë që mbërrijnë në vend përmes kanalit të “La Manshit”.

Në konferencën e partisë Konservatore, Braverman tha se se do të ndryshojë ligjin për të ndaluar emigrantet që kalojnë me gomone, ku një përqindje relativisht të lartë e zënë shqiptarët, të cilët sipas ministres abuzojnë me ligjet moderne të skllavërisë.

RelatedPosts

Reese Witherspoon flet për shkrimin e një trilleri: ‘Çfarë lidhje kanë vajzat me bikini me zgjidhjen e krimit?’

Titujt e Gazetave në UK

Çfarë bën Mbreti Charles dhe kush tjetër është në Familjen Mbretërore?

“Qeveria duhet të bëjë plane për të dërguar azilkërkuesit në Ruanda”, theksoi Braverman.

Më shumë se 33,500 emigrantët kanë shkuar në Mbretërinë e Bashkuar gjatë këtij viti me gomone dhe pjesa më e madhe e tyre janë “të papranueshëm” për statusin e azilit.

Për këtë arsye, Braverman tha se do të punojë ngushtë me francezët për të ndihmuar në goditjen e kësaj mënyre ilegale të kalimit.

“Unë do të sjell legjislacionin për ta bërë të qartë se e vetmja rrugë për në MB është përmes një rruge të sigurt dhe ligjore“, tha ajo.

Sipas planeve të Braverman, emigrantët që “qëllimisht hyjnë në Mbretërinë e Bashkuar ilegalisht nga një vend i sigurt duhet të kthehen me shpejtësi në vendin e tyre ose të zhvendosen në Ruanda“.

Qeveria ka thënë se skema do të dekurajojë të tjerët që të kalojnë Kanalin, por fluturimi i parë që do të kishte në bord edhe një të ri shqiptar u anulua disa minuta para nisjes në qershor, pas një ndërhyrjeje të Gjykatës Evropiane të të Drejtave të Njeriut.

Braverman akuzoi gjykatën për këtë rast duke thënë se kreu “minim të sovranitetit të kufijve”.

“Nuk është raciste për asnjë, minoritet etnik apo tjetër, të dëshirojë të kontrollojë kufijtë tanë. Nuk është fanatizëm të thuhet se kemi shumë azilkërkues që abuzojnë me sistemin. Nuk është ksenofobike të thuhet se migrimi masiv dhe i shpejtë ushtron presion mbi strehimin, shërbimet publike dhe marrëdhëniet me komunitetin”, shtoi ajo.

Ndërkohë edhe Akti i Skllavërisë Moderne, i prezantuar nga ish-kryeministrja Theresa May, do të rishikohet për të ndaluar emigrantet që të shmangin depërtimin, pasi sipas Braverman shumë nga ata që mbërritën përmes Kanalit ishin shqiptarë që kishin paguar kontrabandistët.

“E vërteta është se shumë prej tyre nuk janë skllevër modernë dhe pretendimet e tyre se janë trafikuar janë gënjeshtra. Pedofilë të dënuar dhe përdhunues po bëjnë gjithashtu aplikime të frikshme për të qëndruar në MB sipas Aktit të Skllavërisë Moderne”, argumentoi ajo lëvizjen e saj kundër Aktit.

Tags: lajme britanilajme shqiperi
albnews

albnews

Live ALBUK TV

Recent News

Reese Witherspoon flet për shkrimin e një trilleri: ‘Çfarë lidhje kanë vajzat me bikini me zgjidhjen e krimit?’

Reese Witherspoon flet për shkrimin e një trilleri: ‘Çfarë lidhje kanë vajzat me bikini me zgjidhjen e krimit?’

18 October, 2025
Kontrabandist dënohet me 40 vjet burg pasi transportoi pjesë raketash balistike nga Irani

Kontrabandist dënohet me 40 vjet burg pasi transportoi pjesë raketash balistike nga Irani

18 October, 2025
A mund të udhëtojë “Kremlini Fluturues” i Putinit përmes hapësirës ajrore të BE-së për në Budapest?

A mund të udhëtojë “Kremlini Fluturues” i Putinit përmes hapësirës ajrore të BE-së për në Budapest?

18 October, 2025
Titujt e Gazetave në UK

Titujt e Gazetave në UK

18 October, 2025
Copyright © 2025 ALB UK News | Powered by ALB UK News
This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT
No Result
View All Result