ALB UK News

Menu
  • Home
  • Albania
  • Kosova
  • UK
  • Kina
  • Diaspora
  • Bota
  • Maqedonia
  • Sports
  • Show – Biz
    • Kulture
    • Technologji
    • Opinion
    • Shendetesi
    • Shqiperia
    • Popular
  • ALBUK.TV
  • Kontakto
    • Live TV & Studio Kontakt
    • Termat dhe Kushtet
    • Terms and Condition
  TRENDING
“Kam gjëra më të rëndësishme se të vij te trajnimi yt”, Ema Andrea refuzon ftesën e Ermal Mamaqit 8 hours ago
Kosova pret anëtarësimin në SEPA për të kursyer miliona euro 8 hours ago
Analiza e DW: Gjermanët mësojnë gjueti nëndetësesh nga britanikët! 8 hours ago
VIDEO/ Dalin pamjet e ekzekutimit të Gilmando Danit 8 hours ago
Pas Britanisë, edhe Kolumbia ndërpret ndarjen e inteligjencës me SHBA-në 10 hours ago
Next
Prev
Home Bota

Il Giornale/ “Human Ecology Fund”, programi i CIA-s për shpëlarjen e trurit

albnews by albnews
5 October, 2022
in Bota
0
Il Giornale/ “Human Ecology Fund”, programi i CIA-s për shpëlarjen e trurit

FILE - This April 13, 2016 file photo shows the seal of the Central Intelligence Agency at CIA headquarters in Langley, Va. James Pars, a CIA intelligence officer, says his career was derailed after he complained that his boss at a base in a conflict zone repeatedly ordered personnel to travel through dangerous areas on non-essential trips to shop and buy food. Pars filed his suit in December in federal court in Washington, D.C., against the CIA and former CIA Director John Brennan. Details of the suit were highlighted in a report issued Thursday, Aug. 24, 2017, by the Project On Government Oversight, an independent watchdog that probes government corruption and misconduct and has called on Congress to strengthen whistleblower protections for employees at U.S. intelligence agencies. (AP Photo/Carolyn Kaster, File)

  • Facebook
  • Share on X
  • LinkedIn
  • WhatsApp
  • Email
  • Copy Link

Nga Emanuel Pietrobon

Pandemia e Covid-19 dhe lufta në Ukrainë, i kanë hapur përfundimisht rrugën luftërave konjitive, një art lufte i destinuar të mbetet përgjithmonë në modë, për shkak të zinxhirit të disa faktorëve globalë, socialë dhe teknologjikë.

RelatedPosts

Analiza e DW: Gjermanët mësojnë gjueti nëndetësesh nga britanikët!

Pas Britanisë, edhe Kolumbia ndërpret ndarjen e inteligjencës me SHBA-në

VIDEO/ Ishte nisur drejt Amerikës, kapet ngarkesa me 12 ton kokainë, rekord historik

Në këto lloj luftërash, gjithçka është ose mund të jetë një armë: nga një kanal në platformën Telegram tek një grup në Facebook. Dhe synimi është vetëm një: mendja e njeriut. Ose më saktë dominimi i saj. Një fantashkencë që bëhet realitet: armë neurologjike, teknologji që dërmojnë mendjen, kandidatë Mançurianë.

Destabilizimi i shoqërive të tëra me anë të ndikuesve, platformave sociale, blogjeve, ushtrive të trollëve dhe mesazheve të çastit. Origjina e luftërave të mendjes daton në një epokë të saktë, Lufta e Ftohtë, për të cilën është e nevojshme të flitet, dhe tek e cila duhet të rikthehemi për t’i kuptuar ato.

Sepse teknikat, taktikat dhe njohuritë e neuro-strategëve të sotëm, nuk janë gjë tjetër veçse fryt i programeve të djeshme, si projekti MKULTRA, eksperimentet e Montrealit, studimet e Kurt Plëtner, Sidni Gotlieb, Uilliam Sarxhent dhe Donald Kameron, dhe studimet e Human Ecology Fund (Fondi i Ekologjisë Njerëzore).

Pa një rindërtim të kontekstit historik, nuk mund të kuptohet plotësisht logjika e këtij programi, që synonte të eksploronte mënyrën e funksionimit të mendjes njerëzore të financuar nga Agjencia Qendrore e Inteligjencës, CIA. Ishin vitet 1960, kishte nisur përballja me Bashkimin Sovjetik, ndërsa Shtetet e Bashkuara, pre e frikës nga të kuqtë, kishin frikë nga propaganda e padukshme e armikut, dhe ishin të bindura se kishte kudo tradhtarë: nga Pentagoni në Hollivud.

Shoqëria ishte e përfshirë nga trazirat sociale, në ajër ndihej shpërthimi i radhës i lëvizjeve kundër–kulturore, ndërsa në laboratorët e vendit diskutohej se si të transformohej në një mundësi sfida e ndryshimit të vazhdueshëm shoqëror.

Pikërisht në kontekstin e tensioneve ndër-racore, demonstratave pacifiste dhe dhunës politike të viteve të trazuara 1960, Shtëpia e Bardhë i delegoi CIA-s misionin e gjetjes së një zgjidhjeje ndaj problemit të deportimit të propagandës sovjetike në Shtetet e Bashkuara. Dhe zgjidhja që u përpoqën të gjenin psiko-luftëtarët e CIA-s ishte ajo në fushën në zhvillim të studimeve konjitive.

Për Fondin e Ekologjisë Njerëzore, një nga programet më sekrete të CIA-s dihen pak gjëra. Datat, emrat, numrat mbetën të mbështjella me një petk misterioz. Dhe kjo ka ndihmuar nxitjen e teorive të komplotit. Dyshohet se HEF u themelua në vitin 1955, nën emrin e Shoqatës për Hetimin e Ekologjisë Njerëzore, pjesë e departamentit të psikiatrisë së Universitetit Kornell.

I fokusuar zyrtarisht në studimin e teknikave bindëse të marrjes në pyetje, ai drejtohej nga neurologu Harold Ulf. Në vitin 1957, pas vetëm 5 vitesh aktivitet, Ulf u shkarkua dhe u zëvendësua nga Xhejms Monro, një ushtarak me përvojë në luftëra psikologjike, si dhe nga Karl Roxhers, një nga psikologët më të shquar të kohës.

CIA ishte i shumë interesuar në një aplikim ushtarak të teorive të Roxhers mbi terapisë jo-drejtuese. Shpresohej të gjendej një mënyrë për t’i detyruar njerëzit të vepronin kundër vullnetit të tyre. Për shembull duke zbuluar sekrete pa qenë të vetëdijshëm, dhe pa pasur nevojë për seancat të dhunshme të marrjes në pyetje.

Për këtë ishin të bindur psiko-luftëtarët e HEF. CIA i lexoi me optimizëm raportet e tyre periodike. Ajo autorizoi edhe përdorimin e drogave dhe psikodelikëve të tjerë, përfshirë dietilamidin e acidit lisergjik (LSD). Në një moment, në kulmin e kërkimit, puna e HEF do të ndërthurej me Institutin famëkeq “Allen Memorial” të Universitetit Mekgill,

Atje ndodhën eksperimentet e shpëlarjes, si pjesë e një projekti tjetër të CIA-s mbi mendjen, MKULTRA. Në laboratorët e HEF u testuan teoritë e inxhinierisë sociale dhe të manipulimit të mendjes. Madje ato u çuan në ekstrem. Pacientët katatonikë u bënë normalë. Ata të shëndetshëm u bënë katatonikë. Pati eksperimente mbi bombardimin psikologjik, rezistencën ndaj stresit, drejtimin psikik, modifikimin e sjelljes.

Të gjitha në emër të luftës kundër komunizmit. Me gjithë sukseset e vlerësuara nga neurologët dhe psikologët në HEF, CIA urdhëroi ndërprerjen e programit në vitin 1965. Ndoshta për ta bashkuar programin po famëkeq MKULTRA. Apo ndoshta për të kryer kërkimet në fshehtësi të plotë. / “Il Giornale” – Bota.al

albnews

albnews

Live ALBUK TV

Recent News

“Kam gjëra më të rëndësishme se të vij te trajnimi yt”, Ema Andrea refuzon ftesën e Ermal Mamaqit

“Kam gjëra më të rëndësishme se të vij te trajnimi yt”, Ema Andrea refuzon ftesën e Ermal Mamaqit

12 November, 2025
Kosova pret anëtarësimin në SEPA për të kursyer miliona euro

Kosova pret anëtarësimin në SEPA për të kursyer miliona euro

12 November, 2025
Analiza e DW: Gjermanët mësojnë gjueti nëndetësesh nga britanikët!

Analiza e DW: Gjermanët mësojnë gjueti nëndetësesh nga britanikët!

12 November, 2025
VIDEO/ Dalin pamjet e ekzekutimit të Gilmando Danit

VIDEO/ Dalin pamjet e ekzekutimit të Gilmando Danit

12 November, 2025
Copyright © 2025 ALB UK News | Powered by ALB UK News
This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT
No Result
View All Result