Thaçi: Macron ma konfirmoi se mbetet i përkushtuar për të ndihmuar Kosovën

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi ka njoftuar se Presidenti Macron i ka konfirmuar se mbetet i përkushtuar për të ndihmuar Kosovën dhe tërë rajonin në rrugën e integrimit në BE dhe NATO.

“Bashkë me liderë botërorë mora pjesë në pritjen e organizuar nga Presidenti i Francës, Emmanuel Macron, për nder të ish-presidentit Jaqcues Chirac. Trashëgimia politike e presidentit Chirac për sigurimin e paqes në Evropë u vlerësua lart nga të gjithë dhe do të jetë gjithmonë frymëzuese. Jemi krenarë që jemi pjesë e vlerave dhe qytetërimit perëndimor. Presidenti Macron ma konfirmoi se mbetet i përkushtuar për të ndihmuar Kosovën dhe tërë rajonin në rrugën e integrimit në BE dhe NATO”, ka shkruar Thaçi nw Facebook./KosovaPress/

Share This Article