Dhjetë persona, përfshirë dy adoleshentë dhe një fëmijë të vogël, vdiqën në shpërthimin e së premtes në një stacion karburanti në veriperëndim të Irlandës, konfirmojnë autoritetet lokale.
Policia irlandeze tha se në mesin e 10 të vdekurve në shpërthimin në Donegal ishin katër burra, tre gra, dy adoleshentë dhe një vajzë e vogël.
Sipas policisë, të lënduar kanë mbetur tetë persona, raporton CNN.
Shpërthimi ndodhi pak pas orës 15:00, sipas orës lokale, në County Donegal në stacionin e benzinës “Applegreen”.
Policia mes tjerash thotë se ishte “aksidenti më tragjik” në dekadat e fundit në këtë rajon.