Bajqinovci: Filluan shqetësimet e opozitës për liberalizimin e vizave, s’po mund të zënë vend askund

albnews
By
1 Min Read

Deputet i Lëvizja Vetëvendosje Mefail Bajqinovci, ka thënë se kolegët e tij opozitarë janë të shqetësuar për liberalizimin e vizave.

Sipas tij, opozitës i ka humbur koncentrimi, duke shtuar se s’po mund të zënë vend askund.

“Filluan shqetësimet e opozitës për liberalizimin e vizave. Njëherë thonë se është meritë e të gjithëve, e sidomos e opozitës. Tash po thonë se Albini ka hyrë në negociata për asociacionin në këmbim të liberalizimit të vizave. Opozitës i ka humbur koncentrimi. S’po mund të zënë vend askund”, ka shkruar Bajqinovci në Facebook.

” Pse e kanë këtë siklet, ata e dinë më mirë. Ani pse liberalizimi dhe shampanja ka ndodhur pardje”, ka shtuar ai.

Share This Article