“Ne të paralajmëruam, Zelensky, se Rusia nuk kishte filluar ende. Më mirë ik para se të goditesh.” Kështu u shpreh lideri çeçen Ramzan Kadyrov në Telegram, duke komentuar sulmin në Kiev.
Ai tha se ishte absolutisht i kënaqur me zhvillimin e të ashtuquajturit “operacion special” të Putinit.
Më parë, vetë Kadyrov kishte kritikuar ashpër komandën e lartë të Moskës, por me sulmin ndaj Kievit ai shprehet i kënaqur dhe i drejtohet presidentit të Ukrainës me përbuzje.
“Tani jam njëqind për qind i kënaqur me mënyrën se si po zhvillohet operacioni special ushtarak. Më mirë ik para se të goditesh. Ik. Ik, Zelensky, ik pa parë nga Perëndimi” shtoi Kadyrov.
Më 4 tetor Ramzan Kadyrov njoftoi se do të dërgonte tre nga djemtë e tij adoleshentë për të luftuar përkrah rusëve në Ukrainë. Në një postim në Telegram ai shkroi se djemtë e tij Akhmat, Eli dhe Adam, përkatësisht 16, 15 dhe 14 vjeç, kishin qenë nën stërvitje ushtarake “për një kohë të gjatë” për të mësuar se si të përdornin “armë të ndryshme”. “Ka ardhur koha që ata të shkëlqejnë në një betejë të vërtetë, vetëm mund t’i them lamtumirë vendosmërisë së tyre.
Disa shpërthime nga një sulm me raketa, goditën kryeqytetin ukrainas duke shkaktuar viktima dhe të plagosur.