Një ekip studiuesish nga Universiteti Bangor i Uellsit në Mbretërinë e Bashkuar, gjeti rrënojat e SS Mesaba, anijes tregtare që u përpoq (pa sukses) të paralajmëronte Titanikun për praninë e ajsbergëve në rrugën e tij jashtë Detit Irlandez.
Në vitin 1912, SS Mesaba po kalonte Oqeanin Atlantik kur i dërgoi një mesazh radio kapitenit të Titanikut Edward Smith, duke e paralajmëruar atë për praninë e disa ajsbergëve pranë bregut të Newfoundland. Po të ishte dëgjuar mesazhi, fati i Titanikut dhe 1500 pasagjerëve të tij mund të kishte qenë ndryshe.
Pas tragjedisë së Titanikut, puna e anijes tregtare vazhdoi deri në vitin 1918, kur u fundos nga një nëndetëse gjermane. Që atëherë ajo ka mbetur në fund të detit, e harruar për më shumë se një shekull.
Sot, me ndihmën e teknologjive të reja, rrënojat e SS Mesaba janë gjetur pranë Detit Irlandez, në fund të të cilit shtrihen 273 anije në më pak se 20,000 km2.
Merita për këtë i takon një instrumenti ekografik që përdoret për të matur thellësinë e detit me shumë rreze, një sonar modern i aftë të hartojë thellësinë e detit në mënyrë të saktë dhe të shpejtë.
“Ne ishim mundëm të zhvillonim një metodë relativisht të lirë të ekzaminimit të rrënojave,” shpjegon Innes McCartney, e cila mori pjesë në hulumtim.
“Më parë, na u desh të zhyteshim disa herë për të identifikuar një mbytje, tani, ne vetëm duhet të lidhim informacionin që marrim nga instrumenti me ato historike, pa pasur nevojë të ndërveprojmë fizikisht me secilën anije të fundosur.”