Logoja e 75-vjetorit të çlirimit të Shqipërisë

albnews
By
2 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Një krah shqiponje, mbi të cilin është shkruar me të kuqe dhe të zezë numri “75” është logoja e zgjedhur fituese për 75- vjetorin e Çlirimit të Shqipërisë.

Në këtë 75-vjetor të Çlirimit të Shqipërisë do të zhvillohen në të gjithë vendin rreth 20 veprimtari, që kanë në fokus evidentimin e përpjekjeve, që shqiptarët kanë bërë për liri, por edhe për të treguar pozicionin që ata kanë mbajtur gjatë luftës. Për këtë ministrja e Kulturës, Elva Margariti, zv.kryeministri, Erion Braçe edhe drejtori i Muzeut Historik Kombëtar prezantuan sot në Pavijonin e Luftës, logon fituese që do të shoqërojë festimet, në kuadër të 75-vjetorit të Çlirimit nga Lufta Antifashiste Nacionalçlirimtare. Një krah shqiponje në kuqezi, ku përkrah saj shkruhet numri simbolik 75, është imazhi i logos fituese, që ka si autor studentin e arkitekturës Draling Dardha.

“Krahët e Shqiponjës i kam marrë si një mjet identifikues. Ideja është që me anë të një shikimi të arrihet vet interpretimi i Shqiponjës sonë”, shprehet studenti i arkitekturës Darling Dardha.

zvëndëskryeministri ndali edhe tek kalendari i aktiviteteve që do të shtrihen në Fier, Berat, Lezhë, jo vetëm për të sjellë në vëmendje atë që ka ndodhur në Luftën e Dytë Botërore apo që brezi i ri të kujtojë të kaluarën, por edhe pozicionin e Shqipërisë.

“Duam që ta sjellim si një ngjarje që e ka vendos Shqipërinë drejt në historinë e kombeve, në Luftën e Dytë Botërore, edhe në krahun e duhur të historisë… Djemtë edhe vajza, që iu bashkuan për të përballuar pushtimin fashist edhe nazist”, thotë Braçe.

Veprimtaritë për 75-vjetorin e çlirimit të Shqipërisë do të zhvillohen gjatë muajit tetor edhe nëntor.#SHQIPËRIA

Lexo edhe:

Share This Article