ALB UK News

Menu
  • Home
  • Albania
  • Kosova
  • UK
  • Kina
  • Diaspora
  • Bota
  • Maqedonia
  • Sports
  • Show – Biz
    • Kulture
    • Technologji
    • Opinion
    • Shendetesi
    • Shqiperia
    • Popular
  • ALBUK.TV
  • Kontakto
    • Live TV & Studio Kontakt
    • Termat dhe Kushtet
    • Terms and Condition
  TRENDING
Gjashtë të vdekur ndërsa Rusia godet objektet e energjisë dhe banesave në Ukrainë 2 hours ago
Berisha lojtar i ndeshjes, Shehu jep asist 3 hours ago
Britania e Madhe kërkon frymëzim danez për të ndryshuar sistemin e imigracionit 3 hours ago
Dy të burgosur ende në arrati pasi u liruan gabimisht në vitin 2024 3 hours ago
Sunderland i Granit Xhakës frenon dhe Arsenalin; barazim 2-2 në frymën e fundit 3 hours ago
Next
Prev
Home Kosova

Propozimi franko-gjerman, kërkohet transparencë dhe konsensus me partitë opozitare

albnews by albnews
15 October, 2022
in Kosova
0
Propozimi franko-gjerman, kërkohet transparencë dhe konsensus me partitë opozitare
  • Facebook
  • Share on X
  • LinkedIn
  • WhatsApp
  • Email
  • Copy Link

Pas konfirmimit nga krerët institucional për ekzistimin e iniciativës franko-gjermane për fazën finale të dialogut Kosovë-Serbi, po kërkohet transparencë më e madhe për këtë proces, si dhe konsultim me partitë opozitare dhe shoqërinë civile për të arritur konsensus nacional për marrëveshjen finale.

Deputetja e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Time Kadrijaj se është krijuar një momentum i ri për dialogun Kosovë-Serbi, andaj, kërkon nga kryeministri Albin Kurti të bëhet publike çfarëdo draft-propozimi.

RelatedPosts

Kurti përuron dronin “Skifteri” të prodhuar në Kosovë

Ekzekutoi dy vëllezërit e bashkëshortes në Mitrovicë! Lihet në burg Astrit Isufi për vrasje dhe armëmbajtje pa leje

Analiza e REL/ Balotazhi që mund të riformësojë hartën politike të Kosovës

Ajo thekson pozicionin e AAK-së për dialogun, ku nënvizohet njohja reciproke dhe respektimi i sovranitetit dhe integritetit territorial të Kosovës, por edhe organizimit të brendshëm.

“Ajo çka kërkojmë nga zotëri Kurti është që të jetë transparencë në procesin e dialogut, pasi po shohim se kjo qeveri është më jotransparentja sa i përket procesit të dialogut. Tash duhet të bëhet publike (propozimi për kornizë të re të dialogut). Është një momentum duke parë edhe këto vizitat e shpeshta edhe të zyrtarëve amerikan dhe evropian, për unifikim të qëndrimeve sa i përket çështjes së dialogut. Ajo çka kërkojmë ne që të dialogohet është për marrëveshjen finale që në mes e ka njohjen reciproke, ku respektohet sovraniteti dhe integriteti territorial i Kosovës, por edhe organizmi i brendshëm”, thotë ajo.

Nga ana tjetër, njohësi i procesit të dialogut, Gazmir Raci tha se ka një iniciativë nga Gjermania, Franca dhe ShBA-të për dialogun. Kjo, sipas tij, tregon qasjen serioze të kësaj treshe për fazën finale.

Mirëpo thotë se në propozimin e ri, nuk po përfshihet njohja reciproke, por që do të kushtëzohet në momentin e hyrjes së Serbisë në Bashkimin Evropian.

“Ky propozim natyrisht u pranua përfundimisht edhe nga pala e Kosovës. Është mirë që kemi një propozim të harmonizuar mes Gjermanisë, Francës dhe ShBA-ve. Kemi një treshe që duket se po i qaset seriozisht dialogut të Brukselit, por duket se kemi problemin e njohjes nga ana e Serbisë. Njohje kjo që deri vonë ka qenë kusht edhe i faktorit ndërkombëtar…Njohja si duket është shtyrë për një afat më të mëvonshëm sipas propozimit gjerman dhe duket se palët, sidomos ndërmjetësi i BE-së po luan rolin e përafrimit të qëndrimit mes dy palëve… Tash po dihet se Serbia nuk është e gatshme për të njohur Kosovën, tani për tani, por dihet se Serbia nuk mundet të bëhet anëtare e Bashkimit Evropian pa e njohur Kosovën, për faktin e thjesht se BE-ja nuk është e interesuar më të marrë në gjirin e saj shtete që kanë probleme me fqinjët e tyre”, thotë Raci.

Krahas kësaj, ai kërkon që propozimi i ri për dialogut të diskutohet edhe me liderët opozitarë.

“Do të ishte mirë që ky draft në Kosovë të diskutohet edhe me liderët kryesor të opozitës në Kuvendin e Kosovës. Njëkohësisht edhe me një pjesë të shoqërisë civile që e monitorojnë dialogun e Brukselit për të pasur një konsensus nacional për çfarëdo lloj teme që dërgon drejt marrëveshjes finale”, shton Raci.

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti gjatë kësaj jave konfirmoi ekzistimin e një iniciative franko-gjermane për fazën finale të dialogut, por nuk zbuloi ndonjë propozim të mundshëm.

Lidhur me dialogun Kosovë-Serbi, të enjten qëndroi në Kosovë edhe emisari special i BE-së për dialogun, Miroslav Lajçak./kp

albnews

albnews

Live ALBUK TV

Recent News

Gjashtë të vdekur ndërsa Rusia godet objektet e energjisë dhe banesave në Ukrainë

Gjashtë të vdekur ndërsa Rusia godet objektet e energjisë dhe banesave në Ukrainë

8 November, 2025

Berisha lojtar i ndeshjes, Shehu jep asist

8 November, 2025
Britania e Madhe kërkon frymëzim danez për të ndryshuar sistemin e imigracionit

Britania e Madhe kërkon frymëzim danez për të ndryshuar sistemin e imigracionit

8 November, 2025
Dy të burgosur ende në arrati pasi u liruan gabimisht në vitin 2024

Dy të burgosur ende në arrati pasi u liruan gabimisht në vitin 2024

8 November, 2025
Copyright © 2025 ALB UK News | Powered by ALB UK News
This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT
No Result
View All Result