Kanye West do të blejë rrjetin social Parler

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Kanye West, muzikanti që tani ligjërisht njihet si Ye, po blen Parler, një platformë e mediave sociale që e quan veten si një alternativë të “fjalës së lirë” ndaj Twitter.

Blerja u bë e ditur nga Parler në një njoftim për shtyp, i cili tha se ka hyrë në një marrëveshje në parim me Ye që pritet të mbyllet më vonë këtë vit, transmeton Telegrafi.

“Në një botë ku opinionet konservatore konsiderohen të diskutueshme, ne duhet të sigurohemi që të kemi të drejtën të shprehemi lirshëm”, tha Ye në një deklaratë për shtyp.

Parlament Technologies, kompania mëmë e Parler, tha se blerja do të ndihmonte në krijimin e një “ekosistemi të pa-anulueshëm ku të gjithë zërat janë të mirëpritur”.

CEO i Parlement Technologies, George Farmer, tha, “Stafi aktual i Parlerit që keni njohur — me shumë prej të cilëve keni ndërvepruar— do të vazhdojë të punojë në aplikacion dhe platforma do të vazhdojë të përdorë shërbimet cloud të Dynascale”.

Share This Article