Dyshohet se vrau 33 shqiptarë/ Bie në pranga serbi, së shpejti ekstradimi drejt Kosovës

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Një gjykatë në Budapest të Hungarisë lëshoi ​​të hënën një urdhër ekstradimi të përkohshëm për një serb të dyshuar për krime lufte ndaj popullatës civile në Kosovë.

Ai akuzohet për vrasjen e 33 shqiptarëve të 23 vite më parë në lagjen “Kristal” në Pejë.

Përveç tij, edhe dy serbë të tjerë dyshohet se janë të përfshirë në këtë rast. Prokuroria e Përgjithshme e Budapestit njofton se i akuzuari është arrestuar mbi urdhër-arrestin ndërkombëtar të lëshuar nga Përfaqësuesi Special i Sekretarit të Përgjithshëm të Kombeve të Bashkuara në Kosovë.

“Urdhër-arresti është lëshuar shtatorin e kaluar për shkak të krimeve të luftës të kryera kundër popullatës civile”, thuhet në deklaratë.

Tutje theksohet se gjykata hungareze, do të shqyrtojë procesin e ekstradimit të të dyshuarit dhe se Prokuroria nëpërmjet Ministrisë hungareze të Drejtësisë do të kalojë në kontakt me autoritetet gjyqësore të Kosovës.

Në shkurt të 2021, Gjykata Themelore në Prishtinë e kishte shpallur fajtor të akuzuarin për krime lufte në lagjen “Kristal” të Pejës, Zoran Gjokiç.

Ai u dënua me 12 vite burgim, ku do t’i llogaritet edhe koha e kaluar në paraburgim.

Share This Article