Muzeu Hamburger Bahnhof në Berlin ka reaguar ndaj krizës energjetike, duke fikur dritat e neonit të përdorura për instalimin e dritës “Untitled” nga artisti amerikan Dan Flavin, i cili ka zbukuruar fasadën e ndërtesës që kur u hap në 1996.
Tubat e neonit blu në shtylla dhe harqet e gjelbra të ndriçuara të fasadës neoklasike janë tipare dalluese të muzeut dhe e bëjnë ndërtesën të dukshme nga larg.
“Është e rëndësishme që ne, si një muze i njohur ndërkombëtarisht, të japim një shembull në situatën aktuale dhe të japim kontributin tonë në kursimin e energjisë”, tha një nga drejtorët e Hamburger Bahnhof, Till Fellrath.
Sipas muzeut, instalimi i Flavin nuk është fikur që nga themelimi i muzeut.
Ndërsa ndërprerja e energjisë në veprën artistike pritet të zgjasë deri në fund të marsit.
Ndërprerja e furnizimeve me gazin rus për shkak të luftës në Ukrainë e ka detyruar Gjermaninë të ristrukturojë me shpejtësi variantet e saj të energjisë.