Refuzoi të këndonte këngën pro regjimit, rrihet për vdekje 15-vjeçarja

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Një 15-vjeçare iraniane raportohet të ketë humbur jetën, javën që lamë pas, si pasojë e dhunës së ushtruar nga forcat e sigurisë, gjatë një kontrolli në shkollën ku ajo mësonte.

Sipas këshillit koordinues të sindikatës së mësuesve, Asra Panahi ishte një prej disa nxënësve që ranë pre e dhunës policore në incidentin e shënuar në shkollën e Ardabilit.

Ata, mësohet të jenë dhunuar pasi refuzuan të këndonin një himn që i thurte lavde liderit suprem Ajatollah Khamenei.

Tashmë dhjetëra vajza adoleshente kanë humbur jetën në protestat që kanë përfshirë Iranin prej më shumë se një muaji. Revolta erdhi në rritje pas vdekjes së 22-vjeçares Mahsa Amini, e cila gjithashtu u rrah për vdekje, pasi nuk kishte vendosur si duhet shaminë.

Share This Article