ALB UK News

Menu
  • Home
  • Albania
  • Kosova
  • UK
  • Kina
  • Diaspora
  • Bota
  • Maqedonia
  • Sports
  • Show – Biz
    • Kulture
    • Technologji
    • Opinion
    • Shendetesi
    • Shqiperia
    • Popular
  • ALBUK.TV
  • Kontakto
    • Live TV & Studio Kontakt
    • Termat dhe Kushtet
    • Terms and Condition
  TRENDING
Ambasada e SHBA në Tiranë apel qytetarëve: Sigurimi i dokumenteve përmes martesave është krim federal! 1 hour ago
Shqiptarët, të pestët që kërkojnë bashkim familjar në Gjermani  1 hour ago
Nuk ka prova që Reforma shkeli ligjin zgjedhor, thotë organi mbikëqyrës 1 hour ago
Kërkesa e SPAK për arrestimin e Ballukut në këshillin e mandateve, Rama: Nuk e shqyrtojmë pa folur më parë Kushtetuesja (video) 2 hours ago
BBC: A po i dëmton Inteligjenca Artificiale aftësitë tuaja të të menduarit? 2 hours ago
Next
Prev
Home Albania

“E kanë mbytur!”, babai i 32-vjeçarit të vdekur: Nuk e kam parë trupin e djalit

albnews by albnews
20 October, 2022
in Albania
0
“E kanë mbytur!”, babai i 32-vjeçarit të vdekur: Nuk e kam parë trupin e djalit
  • Facebook
  • Share on X
  • LinkedIn
  • WhatsApp
  • Email
  • Copy Link

E mori nga Shtëpia e Fëmijes, kur ishte vetëm dy vjeç, ndërsa sot endet dyerve të morgut, për të mësuar shkakun e vdekjes të të riut, që e rriti si djalin e tij.

Kjo është historia e trishtë e Artur Isait, i cili në një intervistë ekskluzive për gazetaren Dorjana Bezat tha për Top Channel se ende nuk e ka parë trupin e pajetë ndërsa hodhi akuza të rënda ndaj efektivëve të policisë.

RelatedPosts

Ambasada e SHBA në Tiranë apel qytetarëve: Sigurimi i dokumenteve përmes martesave është krim federal!

Shqiptarët, të pestët që kërkojnë bashkim familjar në Gjermani 

Kërkesa e SPAK për arrestimin e Ballukut në këshillin e mandateve, Rama: Nuk e shqyrtojmë pa folur më parë Kushtetuesja (video)

Artur Isai: Nuk e kam parë trupin e djalit, Kam qenë gjithë natën jashtë morgut dhe sot dhe nuk më kanë dhënë asnjë lloj shpjegimi.

Gazetarja: A të kanë kontaktuar autoritetet?

Babai: Cilat autoritete? Ato që e kanë mbytur?! Ku ka ktu shtet. Gjeta ata të shkb-së aty më thanë nuk dimë gjë, kur të bëhen ato… nga ora 10 ose 11 do të të themi.

Gazetarja: Të thanë çfarë ka ndodhur?

Babai: Jo s’më dhanë asnjë përgjigje.

Gazetarja: Ku ishte Leari?

Babai: Në rrugë të zotit ka qenë o motra ime. Nuk ka qenë asnjë person i rrezikshëm për ta trajtuar në ato lloj formash.

Gazetarja: A ka pasur djali yt probleme shëndetësore?

Babai: Jo asgjë. Djali ka qenë 2 metra si luan.

Ngjarja e rëndë, ndodhur sot pak pas mesnate në Tiranë, ku 32 vjecari Lear Kurti ndërroi jetë pasi u ndalua nga policia, vijon të jetë e mbushur me mister.

Fakti i vetëm është se i riu Kurti, sot nuk jeton më, ndërsa shkaku ka celur ‘ping pongun’, mes institucioneve. Iu vdiq policëve në duar, apo mjekëve?

Ndërsa njoftoi për ngjarjen Agjencia e Mbikëqyrjes Policore, tha se: Gjatë shoqërimit të tij, ky shtetas ka shfaqur probleme shëndetësore sapo ka mbërritur në ambientet e Komisariatit. Menjëherë është kërkuar ndihma e shërbimit të Urgjencës dhe për shkak se situata shëndetësore e tij është rënduar, ky shtetas është dërguar me mjetet e Policisë në Spitalin e Traumës, ku edhe ka ndërruar jetë.

Ndërkohë pas interesimit Top Channel mësoi detaje nga ky aksion, sipas të cilit, 32-vjecari Kurti u dërgua me puls të dobët në komisariat.

Burimet thanë se pas prangosjes i ndaluari ka qëndruar në një stol derisa ka mbërritur makina që e shoqëroi. Në momentet e pritjes aty kanë kaluar dhe shokë të tij që kanë komunikuar me policinë për arsyen e ndalimit. Gjatë rrugës për në komisariat ai ka shfaqur probleme shëndetësore si dridhje trupi dhe nxjerrje sekrecionesh.

Pas mbërritjes në komisariat, ku po ashtu ka kamera, duke pare që gjendja mund të rëndohej deri në mbërritje të ambulancës është transportuar nga vetë policia në spitalin e Traumës ku ka mbërritur me puls të dobët dhe pas disa minutash ka ndërruar jetë.

Sakaq, Top channel është interesuar tek Spitali i Traumës ku ka mësuar se 32-vjeçari nuk është ekzaminuar aty. Sapo është konstatuar se ka mbërritur pa puls është përcjellë në morgun e Tiranës.

Lear Kurti është fëmijë i vetëm, ndërsa jetonte tek ish-parku i autobusëve. Ka pasur episode të tjera të ndalimit në polici pasi ka qenë përdorues i lëndëve narkotike, sipas policisë.

albnews

albnews

Live ALBUK TV

Recent News

Ambasada e SHBA në Tiranë apel qytetarëve: Sigurimi i dokumenteve përmes martesave është krim federal!

Ambasada e SHBA në Tiranë apel qytetarëve: Sigurimi i dokumenteve përmes martesave është krim federal!

21 December, 2025
Shqiptarët, të pestët që kërkojnë bashkim familjar në Gjermani 

Shqiptarët, të pestët që kërkojnë bashkim familjar në Gjermani 

21 December, 2025
Nuk ka prova që Reforma shkeli ligjin zgjedhor, thotë organi mbikëqyrës

Nuk ka prova që Reforma shkeli ligjin zgjedhor, thotë organi mbikëqyrës

21 December, 2025
Vrasjet e të miturve pranë shkollave, Rama: Një nga shkaqet, edhe mungesa e monitorimit me kamera!

Kërkesa e SPAK për arrestimin e Ballukut në këshillin e mandateve, Rama: Nuk e shqyrtojmë pa folur më parë Kushtetuesja (video)

21 December, 2025
Copyright © 2025 ALB UK News | Powered by ALB UK News
This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT
No Result
View All Result