Pas vetëm 45 ditësh në detyrë si kryeministre, Liz Truss kualifikohet për një kompensim vjetor prej rreth 132 mijë eurove për pjesën tjetër të jetës së saj.
Sipas qeverisë së Mbretërisë së Bashkuar, të gjithë ish-kryeministrat pajisen me një kompensim vjetor të shumës së specifikuar.
Për t’u kualifikuar për kompensimin, thjesht duhet të jesh një ish-kryeministër, që do të thotë se Truss kualifikohet, pavarësisht se është kryeministri me mandatin më të shkurtër në historinë e vendit.
Kujtojmë se Liz Truss dha dorëheqje si kryeministre e Britanisë së Madhe vetëm 45 ditë pasi erdhi në këtë post qeveritar, pra 44 ditë pasi u takua me mbretëreshën e ndjerë Elizabeth II në Balmoral për t’i kërkuar asaj formimin e qeverisë.
Truss ka mandatin më të shkurtër pasi i dyti ishte George Canning, kryeministri i të cilit zgjati 118 ditë para se të vdiste papritur në vitin 1827.
Ajo braktisi pjesën më të madhe të programit politik të paralajmëruar dhe dje mbeti pa ministër të Punëve të Brendshme, një javë pasi shkarkoi ministrin e financave.
Deputetët konservatorë u grindën dje në parlament për votën e dështuar të sinqeritetit, të cilën disa e panë si një votëbesimi ndaj qeverisë së saj.