Irani ka vendosur ekspertë ushtarakë në Krimenë e pushtuar nga Rusia për të ndihmuar në nisjen e sulmeve me dronë në Ukrainë.
Lajmi u bë i ditur nga multimediali britanik BBC, duke cituar Shtëpinë e Bardhë.
Iranianët janë trajnerë dhe punonjës të mbështetjes teknologjike, shtoi një zëdhënës amerikan.
Kiev-i u godit nga të ashtuquajturit dron “kamikaze” të hënën, të cilët besohet se janë të prodhuara nga Irani.
“Ne vlerësojmë se personeli ushtarak iranian ishte në terren në Krime dhe ndihmoi Rusinë në këto operacione”, u tha gazetarëve zëdhënësi i sigurisë kombëtare të Shtëpisë së Bardhë, John Kirby.
Një numër “relativisht i vogël” iranianësh po ofrojnë mbështetje teknike dhe rusët po pilotojnë dronët në Ukrainë, tha ai.
“Teherani tani është i angazhuar drejtpërdrejt në terren, dhe përmes ofrimit të armëve që po prekin civilët dhe infrastrukturën civile në Ukrainë”, tha Kirby.
Shtetet e Bashkuara do të “ndjekin të gjitha mjetet” për të “ekspozuar, penguar dhe përballur me ofrimin e këtyre municioneve nga Irani kundër popullit ukrainas”, shtoi ai.
Ukraina identifikoi dronët – ose mjetet ajrore pa pilot (UAV) – të përdorura të hënën si armë iraniane Shahed-136.
Ata njihen si dronët “kamikaze” sepse janë shkatërruar në sulm – të quajtur sipas pilotëve luftarakë japonezë që fluturuan në misione vetëvrasëse në Luftën e Dytë Botërore.
Rusia ka përdorur dronët dhe raketat për të goditur infrastrukturën kritike rreth Ukrainës ditët e fundit.
Kjo, duke shkatërruar pothuajse një të tretën e termocentraleve të vendit që nga e hëna e javës së kaluar.
Si rezultat, kufizimet në përdorimin e energjisë elektrike u vendosën në Ukrainë për herë të parë të enjten.