Presidenti turk Rexhep Tajip Erdogan tha se kishte vënë re që presidenti rus Vladimir Putin është zbutur tani dhe është më i hapur ndaj dialogut se më parë, raportoi TASS.
“Pashë që Putini është shumë më i butë tani dhe më i hapur ndaj dialogut se më parë. Do të shohim se çfarë ndodh,” u tha Erdogan gazetarëve gjatë kthimit të tij nga Azerbajxhani.
Erdogan theksoi se shpreson të zhvillojë bisedime me presidentët e Rusisë dhe Ukrainës në të ardhmen e afërt, shkruan gazeta turke Huriyet.
Kremlini, megjithatë, tha se një bisedë e re telefonike mes Putinit dhe Erdogan nuk është aktualisht në planet e presidentit rus, por se “ajo mund të organizohet shpejt”.
Lidhur me fjalët e Erdoganit se Putini është zbutur dhe është i hapur për dialog më shumë se më parë, Peskov thotë se Putini ka qenë i hapur për bisedime me Ukrainën që në fillim.