Një grabitje dyqani përfundoi në ndjekje me makina dhe një “shi” kartëmonedhash në autostradë. Ngjarja ndodhi në kryeqytetin e Kilit, Santiago.
Pamjet e kamerave të sigurisë tregojnë grabitësit që hedhin çantat me para nga dritarja e makinës, duke bërë që rrugët të mbulohen me pesos.
Pas ndjekjes, 6 grabitësit u arrestuan dhe sipas mediave lokale, ata kishin vjedhur 10 milionë pesos (rreth 10 300 dollarë).