Të paktën 3 persona kanë humbur jetën si pasojë e një shpërthimi të fuqishëm në një fabrikë baruti në Rusi, që punonte 24 orë në ditë për të furnizuar me raketa luftën në Ukrainë.
Sipas të dhënave paraprake, Fabrika e Barutit në Perm tashmë është jashtë funksionit pasi dëmet që shkaktoi zjarri pas shpërthimit ishin tepër të mëdha.
Shkaqet e shpërthimit në fabrikë janë ende të paqarta, por nuk përjashtohet as një akt sabotazhi nga ana e forcave ukrainase, të cilat janë shtuar ndjeshëm në javët e fundit.
Fabrika në Perm sipas ekspertëve përdorej dhe për prodhimin e karikuesve të motorëve për avionë luftarakë si dhe për raketa e sisteme ajrore.