Pamjet/ Qëlloi ndaj RENEA-s, arrestohet në Shkodër 49-vjeçari i rrezikshëm. Ja kush është

albnews
By
3 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Policia e Shtetit ka njoftuar arrestimin e Agim Gjatës, 49-vjeçari “me rrezikshmëri të lartë shoqërore” dhe “me rekorde të theksuara kriminale në fushat e krimeve ndaj personit dhe të armëmbajtjes pa leje”.

Gjatë momentit të arrestimit, ky person ka qëlluar me armë zjarri ndaj policisë dhe RENEA-s.

“Bazuar dhe në inteligjencën informative, se një shtetas me rrezikshmëri të lartë shoqërore, i shpallur në kërkim për armëmbajtje pa leje, po futej në banesë, kanë finalizuar, në bashkëpunim me Forcën Speciale RENEA, operacionin policor të koduar “Neutralizimi”. Në momentin që shërbimet e Policisë kanë rrethuar banesën dhe i kanë bërë thirrje shtetasit, në emër të Policisë së Shtetit, për t’u dorëzuar, 49-vjeçari ka qëlluar me armë zjarri në drejtim të shërbimeve të Policisë”, lexohet në njoftimin e Policisë së Shtetit.

Njoftimi i Policisë së Shteti:

Finalizohet operacioni policor i koduar “Neutralizimi”, për kapjen e një personi me rrezikshmëri të lartë shoqërore, me rekorde të theksuara kriminale, në fushat e krimeve ndaj personit dhe të armëmbajtjes pa leje.

Qëlloi me armë zjarri ndaj shërbimeve të Policisë në momentin e ndërhyrjes për kapjen e tij, falë profesionalizmit të shërbimeve të Forcës Speciale RENEA, neutralizohet dhe vihet në pranga 49-vjeçari.

49-vjeçari ishte i shpallur në kërkim për armëmbajtje pa leje dhe ishte i dënuar më parë për vrasje.

Sekuestrohen 2 armë zjarri, kallashnikov dhe pistoletë, municion luftarak dhe dylbi.

Shërbimet e Policisë Kriminale të DVP Shkodër, në bashkëpunim me Komisariatin e Policisë të Vau Dejës, në vijim të punës për kapjen e personave të shpallur në kërkim, bazuar dhe në inteligjencën informative, se një shtetas me rrezikshmëri të lartë shoqërore, i shpallur në kërkim për armëmbajtje pa leje, po futej në banesë, kanë finalizuar, në bashkëpunim me Forcën Speciale RENEA, operacionin policor të koduar “Neutralizimi”.

Në momentin që shërbimet e Policisë kanë rrethuar banesën dhe i kanë bërë thirrje shtetasit, në emër të Policisë së Shtetit, për t’u dorëzuar, 49-vjeçari ka qëlluar me armë zjarri në drejtim të shërbimeve të Policisë.

Me ndërhyrjen profesionale dhe në zbatim të ligjit, të shërbimeve të Forcës Speciale RENEA, u bë i mundur neutralizimi i shtetasit që qëlloi me armë zjarri në drejtim të shërbimeve të Policisë. Si rezultat i operacionit “Neutralizimi” u kap dhe u vu në pranga shtetasi i shpallur në kërkim për armëmbajtje pa leje, A. Gj., 49-vjeç, banues në Barbullush, i dënuar më parë për vrasje.

Shërbimet e Forcës Speciale RENEA i kanë sekuestruar në cilësinë e provës materiale armën e zjarrit kallashnikov dhe gjatë kontrollit, i kanë gjetur dhe i kanë sekuestruar 49-vjeçarit edhe një armë zjarri tjetër pistoletë dhe një palë dylbi.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Shkodër, për veprime të mëtejshme.

Share This Article