Të panjohurat për Geraldinën, Princ Leka: Faktet historike po dalin nga arkiva

albnews
By
2 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Në kuadër të 20-vjetorit të ndarjes nga jeta të Mbretëreshës Geraldinë u çel ekspozita me dokumente historike për tre momentet e saj të jetës, fejesa me Mbretin Zog, martesa dhe ardhja në jetë e Princ Lekës. Një pjesë e këtyre dokumenteve nuk janë të njohura për publikun.

Princi Leka i shoqëruar nga e bija teksa vizitoi ekspozitën ndau edhe ndjesitë e tij duke e kthyer pas në kohë.

“Gjithmonë kam pëlqyer dhe vlerësoi faktin që më në fund faktet historike po dalin nga arkiva e shtetit shqiptarë. Ka ardhur koha që të dimë të ndjehemi krenarë për prejardhjen tonë. Mbretëresha Geraldinë është në figurë, pjesë e historisë së shtetit shqiptar. Ajo ka dhënë jetën, sakrificën e saj vetëm si një shqiptare e bindur e dashuruar me vendin e vet, por mbi të gjitha si mbretëresha e shqiptarëve”, tha Princi Leka.

Kreu i Drejtorisë së Përgjithshme të Arkivave, Ardit Bido vlerësoi gatishmërinë e bashkëpunëtorëve në ndërmarrjen e kësaj ekspozite.

”Besoj se figura të tilla të cilat kanë një kontribut në shoqërinë tonë si për sa i përket emancipimit të gruas shqiptare, por edhe rolit dinamik që një grua  me origjinë të huaj e mbajti deri në fund të jetës së saj Shqipërinë dhe shqiptarinë, jo vetëm në zemër, por edhe në përçimin e mesazheve të tilla besoj se janë disa mesazhe të cilat ne duhet t’i ruajmë me besnikëri”, tha Bido.

Ekspozita “Geraldina Zogu, Trëndafili i Bardhë i Shqipërisë” do të qëndrojë e hapur edhe më datë 28 tetor.

Share This Article