ALB UK News

Menu
  • Home
  • Albania
  • Kosova
  • UK
  • Kina
  • Diaspora
  • Bota
  • Maqedonia
  • Sports
  • Show – Biz
    • Kulture
    • Technologji
    • Opinion
    • Shendetesi
    • Shqiperia
    • Popular
  • ALBUK.TV
  • Kontakto
    • Live TV & Studio Kontakt
    • Termat dhe Kushtet
    • Terms and Condition
  TRENDING
Ronaldo: Unë jam më i bukur se David Beckham dhe më i njohur se Donald Trump 2 hours ago
Zgjedhjet e balotazhit, Vjosa Osmani: Kemi demokracinë më të fortë elektorale në rajon 2 hours ago
Dronët shkelën hapësirën ajrore, Britania merr në mbrojtje Belgjikën 6 hours ago
Vala e të ftohtit polar përfshin SHBA-në, temperatura rekord edhe në Florida 6 hours ago
Nën hetim për publikimin e videos tronditëse, ish-gjeneralja izraelite dërgohet me urgjencë në spital 7 hours ago
Next
Prev
Home Kosova

Kosovë, Qeveria ‘zbut’ vendimin për targat, e shkallëzon kthimin e KM-ve në RKS

albnews by albnews
28 October, 2022
in Kosova
0
Kosovë, Qeveria ‘zbut’ vendimin për targat, e shkallëzon kthimin e KM-ve në RKS
  • Facebook
  • Share on X
  • LinkedIn
  • WhatsApp
  • Email
  • Copy Link

Qeveria e Kosovës në mbledhjen e mbajtur këtë të premte, ka marrë vendim të ri lidhur me konvertimin e targave ilegale të lëshuara nga Serbia në legale RKS, duke zbutur qëndrimin e saj.

Kryeministri Albin Kurti tha se ky vendimi bën evidentimin dhe shkallëzim të sanksioneve, konkretisht për tri javë ata të cilët nuk e zbatojnë vendimin për konvertimin e targave do të qortohen.

RelatedPosts

Zgjedhjet e balotazhit, Vjosa Osmani: Kemi demokracinë më të fortë elektorale në rajon

Kosova e “mbytur” në import

Raundi i dytë i zgjedhjeve lokale në Kosovë/ Voton Albin Kurti, thirrje qytetarëve të votojnë: Është një ditë e mirë për demokracinë

Pas fazës tri javore të qortimit, ai bëri të ditur se ata të cilët i mbajnë targat ilegale në Republikën e Kosovës për dy muaj rresht do t’u shqiptohen gjoba (nga 21 nëntori deri më 21 janar).

Pas kësaj faze, për dy muaj të tjerë (21 janar deri më 21 prill) do të ketë targa provuese deri në prill kur nuk do të lejohen të qarkullojnë targa të tjera përveç atyre RKS.

‘Duke filluar nga data 1 nëntor deri më 21 nëntor, masa do të jetë ajo e qortimit e pastaj nga 21 nëntori për dy muaj, deri më 21 janar do të jetë masa e gjobitjes. Dhe pastaj, nga 21 janari do të kemi targa provuese për dy muaj të tjerë. Pastaj më 21 prill nuk mund të lejohen targa të tjera në Republikën e Kosovës’, tha kryeministri Kurti, raporton Telegrafi.

Ndryshe, Qeveria e Kosovës, e udhëhequr nga kryeministri Albin Kurti, kishte thënë se nga 1 shtatori deri më 31 tetor, qytetarët që kanë makina me targa të lëshuara nga Serbia, mund t’i konvertojnë në targa RKS – Republika e Kosovës.

Pas 31 tetorit, Qeveria e Kosovës ka paralajmëruar se nuk do të lejojë qarkullimin e këtyre makinave brenda territorit të shtetit dhe as ta kalojnë kufirin.

Shtetet e Bashkuara dhe Bashkimi Evropian i kanë kërkuar Kosovës që të shtyjë për dhjetë muaj procesin e riregjistrimit, por Qeveria e Kosovës, sipas SHBA-së, ende nuk i është përgjigjur kësaj kërkese.

Më 25 tetor, kryeministri Kurti deklaroi se Kosova merr seriozisht sugjerimet e aleatëve ndërkombëtarë lidhur me shtyrjen e zbatimit të vendimit për targat.

‘Përveç se duam të respektohet rendi dhe ligji, gjithashtu jemi të kujdesshëm që të mos rrezikohet paqja dhe siguria. Andaj edhe kur partnerët, aleatët, miqtë tanë ndërkombëtar na japin sugjerime, ne ato i marrim shumë seriozisht dhe i analizojmë me kujdes’, ka deklaruar Kurti.

Ndërkohë, sot ambasadorët e vendeve të QUINT-it në Kosovë, para mbledhjes së Qeverisë, kanë zhvilluar një takim me kryeministrin Kurti.

albnews

albnews

Live ALBUK TV

Recent News

Ronaldo: Unë jam më i bukur se David Beckham dhe më i njohur se Donald Trump

Ronaldo: Unë jam më i bukur se David Beckham dhe më i njohur se Donald Trump

9 November, 2025
Zgjedhjet e balotazhit, Vjosa Osmani: Kemi demokracinë më të fortë elektorale në rajon

Zgjedhjet e balotazhit, Vjosa Osmani: Kemi demokracinë më të fortë elektorale në rajon

9 November, 2025
Dronët shkelën hapësirën ajrore, Britania merr në mbrojtje Belgjikën

Dronët shkelën hapësirën ajrore, Britania merr në mbrojtje Belgjikën

9 November, 2025
Vala e të ftohtit polar përfshin SHBA-në, temperatura rekord edhe në Florida

Vala e të ftohtit polar përfshin SHBA-në, temperatura rekord edhe në Florida

9 November, 2025
Copyright © 2025 ALB UK News | Powered by ALB UK News
This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT
No Result
View All Result