Ushtria e Putinit po rekruton të dënuar rusë me sëmundje të rënda si HIV-i dhe Hebatiti C

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Grupi Wagner – i quajtur nga disa si ushtria private e Putinit – me sa duket po ul standardet e tij dhe po rekruton të dënuar rusë që vuajnë nga sëmundje të rënda, duke përfshirë nga HIV-i dhe Hepatiti C për luftën në Ukrainë, sipas inteligjencës britanike, duke cituar kreun e organizatës, Yevgeny Prigozhin.

Ministria e Mbrojtjes thotë se në konfliktet e mëparshme, Grupi Wagner ka ruajtur “standarde relativisht të larta rekrutimi”, me shumë nga operatorët e tij që më parë kanë shërbyer si ushtarë profesionistë.

Por Ministria e Mbrojtjes shtoi në Twitter se pranimi i të burgosurve me shqetësime serioze mjekësore thekson “një qasje që tani ka përparësi numrat mbi përvojën ose cilësinë”.

Ndryshe, ditë më parë Rusia njoftoi se ka kompletuar mobilizimin e pjesshëm me 300 mijë ushtarë të rekrutuar.

Share This Article