Akuza është e drejtpërdrejtë. “Britania e Madhe ka bashkëpunuar në mënyrë direkte dhe jo indirekte në sulmin kundër flotës ruse në Sevastopol, në Krime, dhe kjo gjë cilësohet si një “casus belli”, pra një shkak për luftë”, janë fjalët e sotme të ministrisë së Mbrojtjes ruse, me gojën e zëdhënësit të saj Igor Konashenkov.
Sipas tij, edhe pse aksionet e Londrës nuk nënkuptojnë një kundërpërgjigje të menjëhershme të forcave ruse, gjithsesi “provokimet e Londrës janë në një pikë pa kthim në marrëdhëniet tona të vështira dhe nuk mund të mbeten pa një reagim, përndryshe do t’i jepte armikut zemër për sulme të reja”.
Gjatë natës së 29 shtatorit, të paktën 16 dronë ujorë të Kievit kanë sulmuar flotën ruse në portin kryesor të Krimesë, duke dëmtuar anijet që ndodheshin aty, përfshirë fregatën Makarov, që kishte zëvendësuar “Moskva” që ishte fundosur muaj më parë.
Pas sulmeve, Rusia nuk do të marrë pjesë në marrëveshjen e Kombeve të Bashkuara për eksportin e grurit.