ALB UK News

Menu
  • Home
  • Albania
  • Kosova
  • UK
  • Kina
  • Diaspora
  • Bota
  • Maqedonia
  • Sports
  • Show – Biz
    • Kulture
    • Technologji
    • Opinion
    • Shendetesi
    • Shqiperia
    • Popular
  • ALBUK.TV
  • Kontakto
    • Live TV & Studio Kontakt
    • Termat dhe Kushtet
    • Terms and Condition
  TRENDING
Përfundojnë vizitën në Britani, Donald dhe Melania Trump nisen drejt SHBA-së 14 hours ago
“Raportet SHBA-Britani, të pathyeshme”, Trump lë pas kurorën e mbretit dhe flet politikë me Starmer 19 hours ago
Zbardhet dinamika/ 16-vjeçarja në Këlcyrë viktimë e abuzimit nga i dashuri 46-vjeçar, njerku i saj dhe efektivi i policisë. Lëshohen 4 urdhërarreste 19 hours ago
Marrëveshje prej 250 miliardë funtesh Britani-SHBA, Starmer: Unë dhe Trump e pëlqejmë njëri-tjetrin 19 hours ago
Vazhdon mbrojtja e UÇK në Hagë, Williams mbyll dëshminë: Thaçi nuk ishte fshatar, u arsimua në Zvicër 19 hours ago
Next
Prev
Home Kosova

Kurti në Vushtrri: Më 6 tetor bëni të paguajnë ata që iu gënjyen, duke e votuar Vetëvendosjen

albnews by albnews
3 October, 2019
in Kosova
0
Kurti në Vushtrri: Më 6 tetor bëni të paguajnë ata që iu gënjyen, duke e votuar Vetëvendosjen
  • Facebook
  • Share on X
  • LinkedIn
  • WhatsApp
  • Email
  • Copy Link

Lëvizja Vetëvendosje ka mbajtur tubim në qytetin e Vushtrrisë.

Kandidati i kësaj partie për kryeministër, Albin Kurti, tha para të pranishmëve se epoka e zhvillimit e përparimit do të njohë dyfishimin e prodhimit bujqësor përmes granteve, subvencioneve e mbrojtjes së prodhimit vendor dhe se fitimi nga bujqësia do të pesëfishohet nga nxitja e hapjes së fabrikave për përpunimin e produkteve bujqësore.

“Lëvizja Vetëvendosje pas 6 tetorit nuk do të lejojë që toka bujqësore të shndërrohet në sheshe ndërtimi ku shpërlahen paratë e kontrabandës e krimit të organizuar, Kosova nuk ka tokë për të shitur, ndotur e lënë djerrë. Ne do t’ia kthejmë bujkut arën cilësore dhe arës rendimentin e lartë. Lëvizja Vetëvendosje ofron mbrojtje sociale, sepse me program nëpërmjet mbrojtjes sociale edhe punëtori edhe i papuni, dhe jo vetëm pronari e i pasuri, bëhen qytetarë të Republikës me të drejta të barabarta e të barabartë para ligjit”, ka thënë ai.

RelatedPosts

Vazhdon mbrojtja e UÇK në Hagë, Williams mbyll dëshminë: Thaçi nuk ishte fshatar, u arsimua në Zvicër

Zbulohet arsenal ushtarak në veri të Kosovës, dyshohet se i përkasin një personi që kërkohet për sulmin në Banjskë

Peshkaqeni’ dënohet me 13 vite burg për 10 ton kokainë, Princ Dobroshi do paguajë edhe 8 milionë euro gjobë

Në fund, Kurti tha se “gënjeshtra është si kredia, kënaqu sot e paguaj nesër. Këta kanë gënjyer sa kanë mundur e me 6 tetor bëni që ta paguajnë shtrenjtë duke votuar Lëvizjen Vetëvendosje”.

Besim Muzaqi, si kandidat dhe si Kryetar Qendre, në fjalën e parë tha se erdhi dita për fëmijët që të kenë shtesa, erdhi dita për bujkun, fermerin e prodhuesin që të subvencionohen drejt, për pacientët që të kenë trajtim e shërim, për profesionistët që të kenë punë e llogari, studentët bursa e sigurime shëndetësore për policët e zjarrfikësit.

Ndërsa kandidati i ri Gazmend Gjyshinca shprehu me bindje se pas çdo rrënimi të kobshëm ka një shpresë që vjen hovshëm, pas Kosovës që e kanë gjunjëzuar është një Lëvizje që po vjen për ta shpëtuar.

“Rinia është gjenerata që ka më së shumti nevojë për ndryshim dhe do ta votojë më së shumti qeverinë Kurti”, tha ai.

Kandidatja Albulena Haxhiu iu drejtua qytetarëve e bindur se pas 6 tetorit hajnave, mungesës së përgjegjshmërisë, improvizimeve, krimit të organizuar, pabarazive dhe padrejtësive iu vjen fundi.

“Qytetarët dhe Lëvizja nuk kanë asnjë dilemë, sepse të gjithë e dimë se ne nuk e duam pushtetin për ta kthyer në parti, por e duam pushtetin për ta vënë shoqërinë në Lëvizje”, tha Haxhiu.

Në fjalën e radhës, Glauk Konjufca, kujtoi se “në politikën tonë kemi më shumë se kurrë nevojë për shembullin e Hasan Prishtinës dhe ne në këtë sallë e kemi shëmbëllimin e tij, modelin e Hasan Prishtinës dhe ky është Albin Kurti”.

“Në gjurmët e Hasan Prishtinës dhe besnike ndaj Republikës së Kosovës, Konjufca u zotua se qeveria Kurti në punësim do të vendosë merita, në arsim dija, në shëndetësi përgatitja, në ekonomi profesionalizmi, sepse në qeveri do të vendosë Vetëvendosje”.

albnews

albnews

Live ALBUK TV

Recent News

Përfundojnë vizitën në Britani, Donald dhe Melania Trump nisen drejt SHBA-së

Përfundojnë vizitën në Britani, Donald dhe Melania Trump nisen drejt SHBA-së

18 September, 2025
“Raportet SHBA-Britani, të pathyeshme”, Trump lë pas kurorën e mbretit dhe flet politikë me Starmer

“Raportet SHBA-Britani, të pathyeshme”, Trump lë pas kurorën e mbretit dhe flet politikë me Starmer

18 September, 2025
Zbardhet dinamika/ 16-vjeçarja në Këlcyrë viktimë e abuzimit nga i dashuri 46-vjeçar, njerku i saj dhe efektivi i policisë. Lëshohen 4 urdhërarreste

Zbardhet dinamika/ 16-vjeçarja në Këlcyrë viktimë e abuzimit nga i dashuri 46-vjeçar, njerku i saj dhe efektivi i policisë. Lëshohen 4 urdhërarreste

18 September, 2025
Marrëveshje prej 250 miliardë funtesh Britani-SHBA, Starmer: Unë dhe Trump e pëlqejmë njëri-tjetrin

Marrëveshje prej 250 miliardë funtesh Britani-SHBA, Starmer: Unë dhe Trump e pëlqejmë njëri-tjetrin

18 September, 2025
Copyright © 2025 ALB UK News | Powered by ALB UK News
This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT
No Result
View All Result