ALB UK News

Menu
  • Home
  • Albania
  • Kosova
  • UK
  • Kina
  • Diaspora
  • Bota
  • Maqedonia
  • Sports
  • Show – Biz
    • Kulture
    • Technologji
    • Opinion
    • Shendetesi
    • Shqiperia
    • Popular
  • ALBUK.TV
  • Kontakto
    • Live TV & Studio Kontakt
    • Termat dhe Kushtet
    • Terms and Condition
  TRENDING
Botuesi ikonik indian i komikëve humbet vizatime të çmuara në zjarr 1 minute ago
Mijëra kinezë të joshur jashtë vendit dhe të detyruar të bëhen mashtrues – tani Pekini po merr masa të ashpra 3 minutes ago
King drejtoi dy minuta heshtje në shërbesën e së Dielës së Përkujtimit 7 minutes ago
Zgjedhjet e pjesshme vendore, Celibashi: Numërimi i votave pritet të fillojë në 22:00, do të përdoret edhe Inteligjenca Artificiale në Tepelenë 14 minutes ago
Denoncimi i PD: AKSHI miliona euro të njëjtës kompani me procedura të mbyllura dhe pa transparencë 16 minutes ago
Next
Prev
Home Kosova

Pamje nga veriu, qytetarët serbë thonë se Kurti dhe Vuçiq duhet të gjejnë zgjidhje për targat

albnews by albnews
1 November, 2022
in Kosova
0
Pamje nga veriu, qytetarët serbë thonë se Kurti dhe Vuçiq duhet të gjejnë zgjidhje për targat
  • Facebook
  • Share on X
  • LinkedIn
  • WhatsApp
  • Email
  • Copy Link

Ka filluar nga sot zbatimi i vendimit të Qeverisë së Republikës të Kosovës për targat ilegale, sipas të cilit serbët do të marrin vetëm vërejtje deri më 21 nëntor, si fazë e parë e konvertimit të targave në RKS, ndërkohë që situata e përgjithshme e sigurisë në veri të vendit është e qetë.

Gjatë magjistrales Mitrovicë – Leposaviq – Jarinje, janë vërejtur automjete me pjesëtarë të KFOR-it në disa lokacione, ndërsa krejt pranë kufirit të Jarinjes po qëndrojnë pjesëtarë të EULEX-it.

RelatedPosts

Zgjedhjet e balotazhit, Vjosa Osmani: Kemi demokracinë më të fortë elektorale në rajon

Kosova e “mbytur” në import

Raundi i dytë i zgjedhjeve lokale në Kosovë/ Voton Albin Kurti, thirrje qytetarëve të votojnë: Është një ditë e mirë për demokracinë

Qytetarët serbë të cilët në automjetet e tyre bartin targa nga e kaluara me akronimet KM dhe të qyteteve tjera të Kosovës, gjatë qarkullimit të tyre nga Kosova drejt Serbisë dhe anasjelltas përmes kufirit të Jarinjes, janë pajisur me dokumente qortimi nga Policia e Kosovës.

Shumica prej tyre nuk kanë pranuar të flasin para kamerës, teksa prapa saj kanë thënë se nuk do t’i regjistrojnë automjetet me targa RKS, por pranuan se kanë marr qortimin për targat ilegale.

Ata theksuan se kryeministri i Kosovës, Albin Kurti dhe presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiq duhet të gjejnë një zgjidhje.

KosovaPress raporton se situatë e ngjashme është duke mbretëruar edhe në Bërnjak.

Në mesnatë ka hyrë në fuqi masa qortuese për të gjithë pronarët e automjeteve që qarkullojnë me targat ilegal, vendim ky i cili ka nxitur reagime. Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë përsëritur se i kanë kërkuar kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti që vendimin për targat ta shtyjë për 10 muaj.

Zëdhënësi i Departamentit Amerikan të Shtetit, Ned Price, ka thënë se Shtetet e Bashkuara të Amerikës janë të zhgënjyera dhe të shqetësuara që Qeveria e Kosovës ka refuzuar kërkesën dhe këshillën e aleatëve ndërkombëtar për zgjatjen e afatit për implementimin e vendimit për targat.

“Ne kemi qenë të qartë si në publik ashtu dhe privatisht, se bashkësia ndërkombëtare, përfshirë SHBA-në, kërkojmë shtyrje të plotë në aspektin e implementimit. Ne nuk kërkojmë implementim të pjesshëm apo edhe në faza. Komuniteti ndërkombëtar i ka kërkuar Qeverisë së Kosovës, shtyrje të plotë”, u shpreh Price. /kp/

albnews

albnews

Live ALBUK TV

Recent News

Botuesi ikonik indian i komikëve humbet vizatime të çmuara në zjarr

Botuesi ikonik indian i komikëve humbet vizatime të çmuara në zjarr

9 November, 2025
Mijëra kinezë të joshur jashtë vendit dhe të detyruar të bëhen mashtrues – tani Pekini po merr masa të ashpra

Mijëra kinezë të joshur jashtë vendit dhe të detyruar të bëhen mashtrues – tani Pekini po merr masa të ashpra

9 November, 2025
King drejtoi dy minuta heshtje në shërbesën e së Dielës së Përkujtimit

King drejtoi dy minuta heshtje në shërbesën e së Dielës së Përkujtimit

9 November, 2025
Zgjedhjet e pjesshme vendore, Celibashi: Nuk u evidentua asnjë problematikë që cenon standardin e zgjedhjeve

Zgjedhjet e pjesshme vendore, Celibashi: Numërimi i votave pritet të fillojë në 22:00, do të përdoret edhe Inteligjenca Artificiale në Tepelenë

9 November, 2025
Copyright © 2025 ALB UK News | Powered by ALB UK News
This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT
No Result
View All Result