Tensione në veri të Kosovës, digjet makina e serbit me targa RKS

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Tensione raportohen në veri të Kosovës, ndërsa ende po vijon zbatimi i planit të qeverisë për heqjen e targave të vjetra serbe.

Policia njoftoi se një automjet tjetër është djegur në Zubin Potok. Makina, që i kishte ndërruar targat në RKS, ishte pronë e një personi të komunitetit serb të Kosovës. Autoritetet theksojnë përkushtimin për zbulimin e autorëve të këtij krimi, por edhe të zjarrëvënieve të tjera të orientuara ndaj automjeteve që kanë ndërruar targat në RKS.

Lidhur me këtë ngjarje ka reaguar dhe ambasadori amerikan në Kosovë, Jeff Hovenier, i cili dënoi shkatërrimin e pronës private duke e konsideruar atë përpjekje për të intimiduar ata që marrin targat e reja RKS.

“Këto janë akte burracake dhe kriminale”, shkruan diplomati në Twitter. Hovenier përsërit kërkesën e SHBA-së për një shtyrje të plotë të vendimit të qeverisë Kurti për 12 muaj, edhe pse e konsideron të drejtë kërkesën për heqjen e targave të vjetra serbe.

Share This Article