Rusia i rikthehet marrëveshjes së grurit

albnews
By
1 Min Read

Rusia deklaroi të mërkurën se do të rifillojë të marrë pjesë në marrëveshjen për të lehtësuar eksportet e grurit nga Ukraina, pak ditë pasi vendosi ta pezullonte atë.

Ministria ruse e Mbrojtjes tha se kishte marrë garanci me shkrim nga Kievi që nuk do ta përdorte korridorin e grurit në Detin e zi për veprime ushtarake kundër Rusisë. “Federata Ruse vlerëson se garancitë e marra në këtë moment duken të mjaftueshme dhe rifillon zbatimin e marrëveshjes”, thuhet në deklaratë.

Rikthimi i Rusisë u paralajmërua nga presidenti turk, Recep Tayyip Erdogan. Turqia ishte ndërmjetësues në arritjen e marrëveshjes së 22 korrikut që zhbllokoi grurin, mungesa e të cilit përbënte kërcënim për ushqimin e miliona njerëzve në botë.

Share This Article