Ekipi i NBA pezullon yllin e tij, shpërndau linkun e filmit antisemit

albnews
By
2 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Kyrie Irwing është një nga organizatorët me të mirë të NBA, ka fituar titullin në vitin 2016 me Cavaliers, medaljen e arit në Lojërat Olimpike të Rio De Janeiro në 2016, shtatë herë ka marrë pjesë në All-Star Game. Ekipi i tij i Brooklyn Nets e vlerëson për këtë, duke e paguar rreth 35 milionë dollarë në sezon.

Por tashmë 30 vjeçari amerikan i lindur në Australi do të përballet me një pezullim të gjatë të paktën 5 ndeshje, i vendosur nga vetë drejtuesit e ekipit të basketbollit pas një episodi që ka shkundur opinionin publik në Shtetet e Bashkuara.

Irwing, personazh i dashur në “parket” por i diskutuar për mbështetjen ndaj teorive komplotiste, ka shpërndarë  në një postim në Twitter prezantimin e filmit “Hebrews to Negroes: Wake Up Black America”, i karakterizuar nga një përmbajtje antisemite, deri në mohimin e Holokaustit.

Shpërndarja e filmit nga Irwing shkaktoi reagimin e fortë edhe të vetë fansave në Bruklin, lagje e Nju Jorkut ku prania e komunitetit hebre është tejet domethënëse.

Fillimisht ekipi dhe basketbollisti deklaruan se do të dhuronin së bashku rreth 1 milionë dollarë për organizatat antiraciste, dhe gjithçka dukej e kaluar.

Por pezullimi erdhi më vonë nga refuzimi i Irwing për të kërkuar të paktën falje.  “Nuk dëshiroja të shkaktoja dëme, por fundja nuk jam unë autori i filmit”, deklaroi ai.

“Fakti që ai nuk ka mohuar ndjenjën antisemite kur kishte rastin për ta bërë, është shqetësuese dhe shkon kundër vlerave të ekipit tone”, u përgjigj me një deklaratë të prerë ekipi i Brooklyn.

Mbështetës i teorive antivax, Irwing në sezonin e kaluar nuk ishte i pranishëm në pjesën më të madhe të ndeshjeve, nga refuzimi për t’ iu vaksinuar.

Share This Article